Aktualitet

"Sundimi i ligjit"/ Dy operacione brenda 12 orëve në Elbasan, në pranga dy persona

Ndësa në kuadër të operacionit "Second" u arrestua një 44-vjeçar me iniciale F.B pasi gjatë kontrollit në automjetin dhe në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 thika dhe një sasi kokaine.

6 Korrik 2024, 10:25 Nga E. D
"Sundimi i ligjit"/ Dy operacione brenda 12 orëve në
fotot ilustruese

ELBASAN- Policia e Elbasanit finalizon brenda 12 orëve, dy operacione për goditje e vreprimtarive kriminale. Në kuadër të operacionit "First" në pranga ra një 31-vjeçar me iniciale A.M pasi posedonte në banesë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do t’i trafikonte. Ndësa në kuadër të operacionit "Second" u arrestua një 44-vjeçar me iniciale F.B pasi gjatë kontrollit në automjetin dhe në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 thika dhe një sasi kokaine. Gjithashtu Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Operacione të njëpasnjëshme po zhvillohen në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për goditjen e veprimtarive kriminale. Policia e Elbasanit finalizoi brenda 12 orëve, 2 operacione policore të ndjekura me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë.

Operacioni "First" rezultoi ne arrestimin e një 31-vjeçari që posedonte me qëllim trafikimin, 1 kallashnikov, 1 pistoletë dhe municioni luftarak. Operacioni i koduar "Second" rezultoi me arrestimin e një 44-vjeçari që posedonte 3 armë të ftohta (thika) dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Si rezultat i 2 hetimeve me metoda proaktive, të kryera në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore, dhe të ndjekura në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme finalizoi brenda 12 orëve, 2 operacione policore.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "First", u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi posedonte në banesë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do t’i trafikonte; Në kuadër të operacionit policor të koduar "Second", u arrestua në flagrancë shtetasi F. B., 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit në automjetin dhe në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 thika dhe një sasi kokaine. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll