Aktualitet

Aplikimi për në universitete nga maturantët, Ministria e Arsimit: Ja kalendari i procedurave për regjistrim dhe fazat që duhet të ndiqen

Mësohet se kandidatët, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 (dy mijë) lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin U-Albania.

6 Korrik 2024, 09:51 Nga M.B
Aplikimi për në universitete nga maturantët, Ministria e Arsimit:
Foto ilustruese


TIRANA- Ministria e Arsimit ka puublikuar kalendarin e procedurave për regjistrim në universitete për maturantët. Mësohet se kandidatët, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 (dy mijë) lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin U-Albania.

Pagesa kryhet deri në 29 korrik 2024. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave konfirmojnë pagesën e kryer brenda datës 29 korrik 2024, në portalin U-Albania. Në periudhën 30 korrik – 04 gusht 2024, kandidatët që duan të ndjekin studimet në IAL, përfshirë edhe kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë jashtë vendit, pas pagesës së tarifës së aplikimit, do të aplikojnë në portalin U-Albania nëpërmjet formularit online të aplikimit, mbi bazën e notës mesatare sipas vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave për kriterin e notës mesatare dhe kritereve të tjera të përcaktuara nga IAL, duke zgjedhur deri në 10 (dhjetë) programe studimi nga lista e programeve të studimit që ofrohen nga IAL, për vitin akademik përkatës.

LINKU ME INFORMACIONIN E PLOTË.

matura

Sondazh

Poll