6 Korrik 2024, 09:33
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra dy punonjës të Policisë Rrugore për shpërdorim detyre. Punonjësit e policisë dyshohet se nuk kanë kryer veprimet e duhura proceduriale në përputhje me Kodin Rrugor, për trajtimin e një aksidenti në aksin rrugor Karreç-Tiranë.
Nga hetimet e kryera, rezulton se edhe pse kanë marrë dijeni për ngjarjen, ata kanë fshehur provat e faktet penale për aksidentin, duke mos marrë masa për përcaktimin e fajësisë, për të shmangur shkelësin nga përgjegjësia penale dhe administrative.
Njoftimi:
AMP pezullon nga detyra dy punonjës të Policisë Rrugore për shpërdorim detyre
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pas një hetimi të thelluar në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka ekzekutuar vendimin penal të kësaj Gjykate, e cila ka vendosur:
1.Masën e sigurisë “Pezullim të ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” dhe “Ndalim të daljes jashtë shtetit” për A.SH., 50 vjeçe, me detyrë Trupë Shërbimi në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim";
2.Masën e sigurisë “Pezullim të ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik" për Z.H., 57 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim".
Gjithashtu, në kuadër të këtij procedimi penal, Gjykata ka vendosur "Hetim në gjendje të lirë" për shtetasen D.G., 32 vjeçe, e dyshuar për kryerjen e veprës penale ”Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”.
Punonjësit e policisë dyshohet se nuk kanë kryer veprimet e duhura proceduriale në përputhje me Kodin Rrugor, për trajtimin e një aksidenti në aksin rrugor Karreç - Tiranë. Nga hetimet e kryera rezulton se edhe pse kanë marrë dijeni për ngjarjen, ata kanë fshehur provat e faktet penale për aksidentin, duke mos marrë masa për përcaktimin e fajësisë, për të shmangur shkelësin nga përgjegjësia penale dhe administrative.
amp
Aktualitet
6 Korrik 2024, 09:06
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Tetë persona janë arrestur për vepra të ndryshme penale, ka njoftuar policia e Tiranës. Bëhet me...
Aktualitet
6 Korrik 2024, 08:36
M.B
Ilir Beqaj
TIRANA- Sot do të mbahet seanca gjyqësore, e parashikuar për dje, për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqa...
Aktualitet
6 Korrik 2024, 07:44
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Eris ishte një nxënës i zakonshëm i një shkolle të mesme në Tiranë. Një ditë, pas...
Aktualitet
6 Korrik 2024, 07:27
M.B
Rehova
REHOVA- Gjarpërimi i rrugës hyrëse në fshat, ku të dyja anët në një pjesë të saj janë t&...
Aktualitet
6 Korrik 2024, 07:12
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Valentina, prej vitesh udhëton shpesh në zonat rurale të Tropojës për të informuar gratë dhe vaj...
Aktualitet
6 Korrik 2024, 07:12
E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Rënia e popullsisë me rreth 420 mijë persona në dekadën e fundit, duke zbritur në 2.4 milion&eu...
Aktualitet
6 Korrik 2024, 07:08
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depë...
Aktualitet
5 Korrik 2024, 22:56
M.B
Viktima
FIER- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fier. Mësohet se pas një debati pë...
Aktualitet
5 Korrik 2024, 22:38
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
FIER- 23-vjeçari Xhimi Bakaj ka hubur jetën këtë të premte, pasi u qëllua me thikë nga ...
Aktualitet
5 Korrik 2024, 22:17
M.B
Pal Trashaj
TIRANA- Para pak ditësh, 63-vjeçari Pal Trashaj konsumoi fotoksinë para godinës së Prokuro...