Politike

"10-15 zengjintë që peshojnë Ramën me para", Berisha: Tuneli i 180 milionë eurove u bë për hotelet

Ai ka shtuar se ky shtet duhet të përmbyset një minutë e më parë.

5 Korrik 2024, 21:08 Nga M.B
"10-15 zengjintë që peshojnë Ramën me para",
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë sot se me 180 mln euro të deklaruara për ndërtimin e tunelit të Llogarasë mund të rindërtohej i gjithë rrjeti i furnizimit me ujë, i gjithë rrjeti i furnizimit me energji elektrike, të gjitha rrugët dhe jo vetëm të hapësirës Palasë-Qeparo, por nga Semani në Konispol. Berisha tha se tuneli i Llogarasë u ndërtua për 10-15 hotelet e atyre, që sipas tij, mbajnë Ramën me euro. Ai ka shtuar se ky shtet duhet të përmbyset një minutë e më parë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miqtë e mi, 180 milionë mund të rindërtoje të gjithë rrjetin ujor dhe furnizimin me ujor, të gjithë rrjetin e furnizimit me energji elektrike, të gjitha rrugët jo vetëm të hapësirës Palasë-Qeparo, por nga Semani në Konispol. Propagandë e çmendur, media të blera, mashtronin gjithë ditën shqiptarët. 180 milionë deklaronte Ballukja. 140 milionë raportone Tele-Tuneli. Nuk ndodh kund në botë si këtu.

Ja ku është tuneli i Elbasanit, i takon investimi 32 euro për banorë, po të kemi parasysh banorët e Shqipërisë së Mesme dhe Juglindore, banorët e Maqedonisë që mësyjnë Durrësin, Tiranën dhe plazhet e vendit. Krahasoni pak 32 euro investim për qytetarët nga paratë tuaja me 12 mijë euro në kulmin e turizmit. 45 mijë euro në tetë muajt e vitit. Të sillesh në këtë mënyrë ndaj shqiptarëve do të thotë se nuk ke asnjë normë morale.

Ata, të cilët pretendojnë se u afrua jugu, u them se nuk keni nocionet elementare të gjeografisë së Shqipërisë. Jugu i Shqipërisë është Saranda, Delvina, Gjirokastra. Ato e kanë zgjidhur aksin. Kanë bregun e Vjosës, Kardhiq-Delvinën. Dhe kush do të ndihmojë më shumë, korridori i jugut, por jo tuneli i 180 milionë eurove për 10-15 hotele që ndodhen në breg. Për 10-15 zengjinë që peshojnë Ramën me euro. Ky është shteti pra. A mbahet ky shtet? Duhet të përmbyset një minutë e më parë.

sali berisha

Sondazh

Poll