Politike

Tuneli i Llogarasë/ Berisha: Të ndërtosh një tunel ku investon 45 mijë euro për një banor, duhet të jesh i çmendur nga vjedhjet dhe babëzia

Më tej kreu i PD-së u shpreh se nuk ka vjedhje më të madhe dhe shpërdorim më të madh se kjo në Europë dhe në botë.

5 Korrik 2024, 21:03 Nga E. D
Tuneli i Llogarasë/ Berisha: Të ndërtosh një tunel ku
Sali Berisha

TIRANË- Krei i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve është ndalur te ndërtimi i tunelit të Llogarisë. Gjithashtu Berisha tha se të ndërtosh një tunel ku investon 45 mijë euro për një banor, duhet të jesh i çmendur nga vjedhjet dhe babëzia. Më tej kreu i PD-së u shpreh se nuk ka vjedhje më të madhe dhe shpërdorim më të madh se kjo në Europë dhe në botë.

"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet m të përzemërta, mirënjohjet më të pakufishme ndaj jush qëndrestarëve të kauzës së drejtë. Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ata që sot me guxim protestuan tek Bashkia e Tiranës kundër hajdutit më të madh që ka njohur ajo bashki në tërë ekzistencën e saj, Erion Veliajt. Miqtë e mi, çdo ditë që kalon lartësohet gjithnjë e më shumë beteja juaj që bëni. Beteja kundër një grupi pushtetaro-oligarkësh që po shfarosin nga Shqipëria shqiptarët. Miqtë e mi, kjo betejë është shpresa e fundit për çdo shqiptar. Kjo betejë është fitorja e fundit e shqiptarëve. Fitorja që çel rrugën rikthimit të demokracisë, shpresës, besimit, shqiptarizmit në Shqipëri. Të dashur miq, ka vetëm një rrugë, rrugën e protestës, rrugën e mosbindjes civile, rrugën e fitores. Çdo ditë që kalon del në pah me të gjithë shëmtinë e tij ky regjim që po vjedh gjer në palcë shqiptarët.

Të dashur miq, çdo ditë që kalon del në pah me gjithë shëmtinë e tij ky regjim që po vjedh gjer në palcë shqiptarët. Të dashur miq, çdo kilometër rrugë e ndërtuar është për t’u përshëndetur, por kurrë monumentet e krimit ekonomik dhe korrupsionit si këto që ndërton Edi Rama për klientelën e tij. Sot, qeveria pasi i vuri flakën pylli të pishave në Qafën e Llogarasë, inauguroi tunelin, i cili po të marrësh banorët e Bregut, në maksimum 4 mijë frymë, shkon një investim prej 45 mijë euro për banorë. Në qoftë se shton këtu 10-11 mijë turistë, përsëri investimi shkon 12 mijë euro për turist dhe banorë. Nuk ka vjedhje më të madhe, nuk ka shpërdorim më të madh, nuk ka korrupsion të tillë në Europë dhe në botë. Të ndërtosh një tunel ku investon 45 mijë euro për një banor, duhet të jesh i çmendur nga vjedhjet dhe babëzia. Të ndërtosh një tunel ku i detyrohesh të investosh 12 mijë euro për turist dhe banor në kulmin e turizmit, do të thotë të jesh i çmendur pas vjedhjeve. Do të thotë të kenë blerë pronarët e hoteleve me miliona e miliona euro. T’i vësh flakën pyllit të Llogarasë për të tymosur krimin e shëmtuar, je dy herë kriminelë", tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll