Politike

"Nuk i imponoj qëndrimin tim askujt", vula e PD iu dha Berishës, Alibeaj: Të krijohet një ofertë e re politike, joshëse për shqiptarët

Alibeaj thotë se gjykata e Apelit ia dha padrejtësisht logon dhe vulën Sali Berishës.

5 Korrik 2024, 20:05 Nga M.B
"Nuk i imponoj qëndrimin tim askujt", vula e PD iu dha
Enkelejd Alibeaj

TIRANA- Deputeti Enkelejd Alibeaj shprehet se tashmë pa logon dhe vulën, grupi i Lulzim Bashës do duhet të krijojë një ofertë të re politike që të jetë joshëse për shqiptarët dhe sfiduese për kundërshtarët. Në një intervistë për A2 CNN, Alibeaj thotë se gjykata e Apelit ia dha padrejtësisht logon dhe vulën Sali Berishës. Ai shton se qëndrimin e tij nuk ia imponon askujt.

“Nuk kam qenë, qasja ime është qasje politike, nga moment i gjykatës së Apelit që padrejtësisht ia dha vulën dhe logon, Berishës, i vendosi një pritë dhe kufi përpjekjes sonë të përbashkët për të mos e lënë në duart e Berishizmit PD, unë kam mbajtur një qëndrim, do duhet ta vazhdojmë atë që quhet luftë apo betejë, dhe qëndrimi ynë në këto 3 vite, ka qenë do duhet të kemi një ofertë të re politike që të jetë joshëse ndaj shqiptarëve dhe sfiduese ndaj Ramës.

U largova nga grupi parlamentar i Sali Berishës dhe këto akte do doja që dhe kolegë të tjerë të mund t’i bënin. Nuk i imponoj qëndrimin tim askujt. Lëvizje politike me të gjithë ata që kemi mbajtur këtë qëndrim për 3 vite, për të mos i lënë ata pa një pikë referencë dhe për të krijuar një ofertë të re politike dhe elektorale”, tha ai.

enkeljd alibeaj

Sondazh

Poll