Politike

Protesta para bashkisë, Kalaja: Është reale që SPAK është ndarë në dy grupe! Po luftojnë mes Veliajt dhe Ramës

Ajo më tej ka theksuar se SPAK po tenton të mbyllë sa më shpejt dosjen e aferës 5D që të shpëtojë nga burgu Erion Velinë. Në fund të protestës, Kalaja bëri thirrje për pjesëmarrje masive më 11 korrik në protestën kombëtare të PD.

5 Korrik 2024, 12:15 Nga N.F
Protesta para bashkisë, Kalaja: Është reale që SPAK
Kalaja

TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së saj Kalaja është shprehur se SPAK është një institucion që po drejtohet nga Rama dhe Veliaj.

Ajo më tej ka theksuar se SPAK po tenton të mbyllë sa më shpejt dosjen e aferës 5D që të shpëtojë nga burgu Erion Velinë. Në fund të protestës, Kalaja bëri thirrje për pjesëmarrje masive më 11 korrik në protestën kombëtare të PD.

"Në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, mediat, të cilat paguhen nga inceneratorët, nuk pasqyruan protestën, se si një bastard dhunon aktorët. Ne nuk kemi nevojë të ankohemi dhe viktimizohemi sepse kemi bërë aleancë më të drejtën.

Ju prandaj vini sot këtu, sepse vetëm me të drejtën keni bërë marrëveshje. Edhe ato lëvizje shumë të vogla që bën SPAK, janë me regji të Ramës dhe Veliajt, është reale që SPAK është ndarë në dy grupe dhe po luftojnë mes Veliajt dhe Ramës.

Përse po mbyllet kaq shpejt dosja 5D kur nuk po heton Veliajn, i cili është përgjegjësi kryesor. Dhëndrri i Fatmir Xhafajt mbushi çantat me lek dhe paguan dhomën 1 mijë euro në Spanjë," tha Kalaja.

 

adriana kalaja protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll