Politike

"Rama ca i ka në burg, ca i ka në arrati," Këlliçi: Çfarë duhet të ndodhë më me këtë kryetar Bashkie që ai të dorëhiqet?

Ai më tej ngriti pyetjen se çfarë bëri SPAK dhe Altin Dumani duke shtuar se arrestuan në mënyrë të turpshme Ilir Beqajn jo për miliona euro që ka vjedhur me koncensionet në shëndetësi, por për faturat e drekave dhe darkave me fondet e BE-së.

5 Korrik 2024, 11:55 Nga N.F
"Rama ca i ka në burg, ca i ka në arrati,"
Kellici

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka marrë pjesë në protestën e ditës së sotme para bashkisë së Tiranës. Këlliçi gjatë fjalës së tij para protestusve u shpeh se Apeli i GJKKO kërkon thellimin e hetimeve, kërkon që të zbardhë të gjitha lidhjet për aferën 5D.

Ai më tej ngriti pyetjen se çfarë bëri SPAK dhe Altin Dumani duke shtuar se arrestuan në mënyrë të turpshme Ilir Beqajn jo për miliona euro që ka vjedhur me koncensionet në shëndetësi, por për faturat e drekave dhe darkave me fondet e BE-së.

"Apeli i GJKKO kërkon thellimin e hetimeve, kërkon që të zbardhë të gjitha lidhjet për aferën 5D. Po çfarë bëri SPAK dhe Altin Dumani? Arrestuan në mënyrë të turpshme Ilir Beqajn, hajdutin 2 metrosh, jo për miliona euro që ka vjedhur me koncensionet në shëndetësi, por për faturat e drekave dhe darkave me fondet e BE-së. Pra amnisuan hajdutin 2 metrosh nga vjedhja e madhe që u ka bërë parave të shqiptarëve”, tha Këlliçi.


Këlliçi theksoi se nga media mësuan mbi masat e sigurisë që ishin vendosur ndaj Erjon Veliajt dhe të tjerë emrave në Bashkinë e Tiranës.

"Por çfarë ndodhi? i mohuan, thanë s’ka masa sigurie, sepse këta janë kthyer në mbrojtësit e hajdutit të Bashkisë së Tiranës”.

Çfarë duhet të ndodhë më me këtë kryetar Bashkie që ai të dorëhiqet? Një pjesë janë në burg, një pjesë janë dorëhequr, një pjesë shumë shpejt do të shkojnë në qeli. Çfarë duhet të ndodhë më në këtë vend që Edi Rama të dorëhiqet, kur ca i ka në burg, ca i ka në arrati dhe të tjerë janë kandidatë për në burg?

Ndaj ftoj qytetarët, edhe ata që janë skeptikë, që të bashkohen në protestën e 11 korrikut. Ju ftoj që në 11 korrik të mbushim sheshin para Kryeministrisë si kurrë më parë, aty fillon rikthimi i shpresës së shqiptarëve,"  tha ai.

kellici protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll