Politike

Balliu: Pa arrestuar Erjon Veliaj nuk ka drejtësi! Një pushtet i korruptuar dhe i lidhur me organizatat më të rrezikshme kriminale

Ai më tej shtoi se pa arrestuar Erjon Veliaj nuk ka drejtësi. Sipas Balliut ai ka sjellë për herë të parë në botë një pishë 3 mijë euro e një palmë 6 mijë euro.

5 Korrik 2024, 11:50 Nga N.F
Balliu: Pa arrestuar Erjon Veliaj nuk ka drejtësi! Një pushtet i
Balliu

TIRANË- Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu Ka marrë pjes në protestën e ditës së sotme para bashkisë së Tiranës. Balliu gjatë fjalës së tij u shpreh se qytetarët po  përballen me një pushtet të korruptuar e të lidhur me organizatat më të rrezikshme kriminale.

Ai më tej shtoi se pa arrestuar Erjon Veliaj nuk ka drejtësi. Sipas Balliut ai ka sjellë për herë të parë në botë një pishë 3 mijë euro e një palmë 6 mijë euro.

"Shpreh mirënjohjen ndaj qëndrestarëve që përballen me një pushtet të korruptuar e të lidhur me organizatat më të rrezikshme kriminale.

Pa arrestuar Erjon Veliaj nuk ka drejtësi. Është ai që ka sjellë për herë të parë në botë një pishë 3 mijë euro e një palmë 6 mijë euro. Është kthyer Bashkia e Tiranës në një vend ku vjen një Rilindas, ikën një tjetër, marrin disa para e ikin në shtëpi. As SPAK e askush nuk i bën dot për budallenj qytetarët e t’ju thotë që nuk dintë gjë Veliaj e Rama”, tha ai.

balliu protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll