Aktualitet

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO e nxori nga qelia, Apeli i Posaçëm kthen në burg Namik Simixhiun

Namik Simixhiu është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal.

5 Korrik 2024, 13:05 Nga r.ll
Inceneratori i Tiranës/ GJKKO e nxori nga qelia, Apeli i
foto ilustruese

TIRANË- Apeli i Posaçëm ka vendosur rikthimin në burg të Namik Simixhiu, i cili është i akuzuar nga SPAK për Inceneratorin e Tiranës.

Simixhiu po hetohej në masën "arrest në shtëpi", ndërsa e kundërshtoi këtë masë në Apel, për një masë më të bute, por Apeli vendosi ta ashpërsojë masën në "arrest në burg".

Namik Simixhiu është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarDhimitër Lara, sot më 05.07.2024,shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 141 akti, datë 25.06.2024 regjistrimi, mbi ankimin eProkurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 238, datë 06.06.2024të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”,ndaj shtetasit nën hetim N.S.,disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 238, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,për të hetuarin z.N.S., duke urdhëruar:

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal shtrëngues të “arrestit në burg” për të hetuarin z. N.S., caktuar me vendimin nr. 134, datë 07.12.2023, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal, sipas neneve 28, 248, 334 të Kodit Penal.

 

namik simixhiu gjkko apeli i posacem

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Korrik 2024, 11:20 N.F

Nis protesta para bashkisë së Tiranës

Protesta TIRANË- Ka nisur protesta e 15 para bashkisë së Tiranës. Ashtu siç ishte paralajmëruan edhe javën tjet&e...