Aktualitet

I vendosur në masë sigurie për abuzim me fondet e BE-së/ Ku ndodhet biznesmeni Gazment Haxhia?

Për Haxhian masa e sigurisë është caktuar ditën e djeshme nga Gjykata e Posaçme, teksa u bë dhe arrestimi i ish-Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe dy bashkëpunëtorëve të tij Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikollës. 

5 Korrik 2024, 12:15 Nga I.A
I vendosur në masë sigurie për abuzim me fondet e BE-së/ Ku
Gazment Haxhia

TIRANË- Biznesmeni Gazment Haxhia është një nga personat e vendosur në masë sigurie 'arrest shtëpie' për abuzim me fondet e Bashkimit Evropian. Për Haxhian masa e sigurisë është caktuar ditën e djeshme nga Gjykata e Posaçme, teksa u bë dhe arrestimi i ish-Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe dy bashkëpunëtorëve të tij Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikollës. 

Por teksa u vendos në masë sigurie, mësohet se biznesmeni Haxhia nuk ndodhet në Shqipëri. Mësohet se ai prej disa ditësh është larguar jashtë Shqipërisë, por nuk dihet nëse ky largim është rastësor apo është lajmëruar më para. Por po ashtu biznesmeni pretendon se do të kthehet në vendin tonë ditën e djelë dhe se informacionet për ngjarjen e ditës së djeshme i ka marrë nga mediat. 

Beqaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij u arrestuan ditën e djeshme pasi akuzohet për abuzim me fondet e BE-së  gjatë kohës që ka qenë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Masa e sigurisë u kërkua nga prokurorja e SPAK Elida Kaçkini e cila ka hetuar dosjen e SASPAK si dhe u mor nga nga gjyqtarja Rudina Palloi. Beqaj akuzohet dhe për korrupsionit, mos deklarim të ardhurave duke fshehur pronësinë e restorant "Gzones" afër Kalasë së Tiranës dhe të një automjeti. Gjithashtu në pranga është vënë edhe bashkëpunëtori i i ish-minitrit Ermal Kurtulaj i cili ishte koordinator i EUSAIR, projekt i rëndësishëm i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian dhe që menaxhohej nga Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), ku Beqaj ishte drejtor. Përveç Beqajt dhe Kurtulajt gjykata ka vendosur arrest me burg edhe për Alfred Nikolla i cili kishte postin e drejtorit Administrativ të një kompanie me emrin "Landways International" e cila është përdorur për këtë skemë përfitimi.

gazment haxhia arrestohet ilir beqaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Korrik 2024, 11:20 N.F

Nis protesta para bashkisë së Tiranës

Protesta TIRANË- Ka nisur protesta e 15 para bashkisë së Tiranës. Ashtu siç ishte paralajmëruan edhe javën tjet&e...