Aktualitet

Plagosje me thikë në Divjakë, arrestohet 54-vjeçari, në kërkim djali i tij

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çermë-Shkumbin, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital.

5 Korrik 2024, 12:29 Nga r.ll
Plagosje me thikë në Divjakë, arrestohet 54-vjeçari,
foto ilustruese

DIVJAKË- Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë.  Në pranga është vënë një 54-vjeçar i cili në bashkëpunim me djalin e tij kanë plagosur për motive të dobëta një 23-vjeçar. 

Policia ka shpallur në kërkim djalin e të arrestuarit dhe po punon për kapjen e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çermë-Shkumbin, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Divjakë

Në bashkëpunim me djalin e tij, plagosi me mjet prerës (thikë), një 23-vjeçar, për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 54-vjeçari.

Vijon puna për kapjen e djalit të tij.

Komisariati i Policisë Divjakë arrestoi shtetasin M. M., 54 vjeç, banues në Divjakë dhe shpalli në kërkim djalin e tij, shtetasin L. M., 27 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e datës 03.07.2024, në fshatin Çermë-Shkumbin, kanë goditur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, shtetasin A. M., 23 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

plagosje ne divjake

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Korrik 2024, 11:20 N.F

Nis protesta para bashkisë së Tiranës

Protesta TIRANË- Ka nisur protesta e 15 para bashkisë së Tiranës. Ashtu siç ishte paralajmëruan edhe javën tjet&e...