Sport

De La Fuente: “Ndeshje e denjë për finale”, Carvajal: “Detajet do të bëjnë dallimin”

Trajneri i Spanjës, po ashtu foli dhe për Toni Kroos, duke treguar se ndjen keqardhje që një lojtar i tillë, i cili performon në ato nivele nuk do të jetë më në aktivitet pas Europianit.

5 Korrik 2024, 08:00 Nga DOSJA

GJERMANI - Luis De La Fuente dhe Spanja e tij do kërkojnë që të largojnë nga gara Gjermaninë, që e luan këtë Europian në shtëpinë e saj. Trajneri i “La Rojas” në konferencën për shtyp, para ndeshjes çerekfinale të Shtutgardit (18:00), rezervoi fjalë mjaft të mira për kundërshtarin, por në krahun tjetër tregoi besimin që ka se të besuarit e tij mund ta kalojnë me sukses dhe këtë ndeshje të vështirë.

“Mendoj se do të jetë një ndeshje e ekuilibruar. Mund të ishte dhe finalja e Europianit një përballje e tillë. Gjermania është mjaft e rrezikshme në minutat e para dhe ndaj duhet kujdes maksimal dhe t’i përgjigjemi me të njëjtën mënyrë.

Duhet të jemi vigjilent që në minutën e parë. Ne e njohim ekipin e tyre, por ne do të bëjmë punën tonë. Qëllimi ynë do të jetë të shfrytëzojmë momentet e tyre të dobësisë. Jemi jashtëzakonisht të përqendruar për këtë ndeshje”.

Trajneri i Spanjës, po ashtu foli dhe për Toni Kroos, duke treguar se ndjen keqardhje që një lojtar i tillë, i cili performon në ato nivele nuk do të jetë më në aktivitet pas Europianit.

“Ai është një lojtar i klasit botëror. Një ditë çdo futbollist e lë futbollin, por futbolli nuk i lë kurrë lojtarët si Kroos… Ai ka shumë talent. Kur futbollistët e kanë përballë një lojtar si ai ndihen në vështirësi.  Është mëkat që ai po tërhiqet, do të doja të vazhdoja ta shikoja atë duke luajtur”.

De La Fuente: “Ndeshje e denjë për finale”, Carvajal:

Së bashku me De La Fuente në konferencë për shtyp ishte dhe Dani Carvajal, mbrojtësi i Spanjës, i cili deklaroi se vetëm detajet do të bëjnë diferencat në fushën e lojës, duke i konsideruar ekipet e barabarta.

“Kam një ndjenjë të mrekullueshme për këtë ndeshje, Të gjithë janë të qetë. Ne e dimë se duhet të luajmë një lojë të shkëlqyer për t’i mposhtur kundërshtarët tanë. Kemi një ekip që ka siguri dhe shumë energji. Mundësitë për kualifikim janë 50-50 dhe vetëm detajet do të bëjnë dallimin”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll