Sport

Giorgia Meloni “shkund” futbollin në Rete 4: “Jam e zhgënjyer nga kombëtarja... ka pak lojtarë italianë që luajnë në Serie A”

Kryeministrja: "Duhet të pyesim veten nëse diçka po shkon keq në sistem: duke pasur parasysh tezat vetëshfajësuese që më shqetësojnë"

5 Korrik 2024, 08:30 Nga DOSJA
Giorgia Meloni “shkund” futbollin në Rete 4: “Jam e

ITALI - "Fatkeqësisht e pashë ndeshjen e fundit të kombëtares së futbollit dhe jam shumë e zhgënjyer, si të gjithë italianët. Kemi pasur zhgënjime me kombëtaren, ku nuk përjashtohet edhe Europiani i fundit.

Nuk jam eksperte futbolli, po u mundëm. Nuk jep këshilla, por kur gjërat shkojnë kështu, ne duhet të pyesim veten nëse diçka po shkon keq në sistem. Unë kam parë teza vetë-shpajtuese dhe kjo është që më shqetëson”. Kështu u shpreh kryeministrja Giorgia Meloni, në emisionin 'Dritto e rovescio' në Rete 4 .

“Ndoshta, - shtoi ajo, - problemin e jep fakti që lojtarët italianë janë gjithnjë e më pak në Serinë A , në vitin 2024 do të jenë 35%. Kur nuk i vlerëson lojtarët, mund të gjesh problem me kombëtaren. Një rregull i Contes që u zgjeroi futbollistëve të huaj përfitimet tatimore, ne kemi vendosur ta heqim atë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll