Politike

VIDEO/ Merr pjesë në seancën e shqyrtimit të vlefshmërisë së mandatit, dalin pamjet e Belerit brenda sallës në KQZ

Beleri mbërriti në KQZ para disa minutash, i shoqëruar nga policia dhe me pranga në duar.

5 Korrik 2024, 10:30 Nga r.ll
VIDEO/ Merr pjesë në seancën e shqyrtimit të
fredi beleri

TIRANË- Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri do të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen e sotme të KQZ ku do të shqyrtohet vlefshmëria e mandatit të tij. Beleri mbërriti në KQZ para disa minutash, i shoqëruar nga policia dhe me pranga në duar.

Ndërkohë kanë dale edhe pamjet e tij brenda sallës ku do të mbahet mbledhja dhe kryebashkiaku do të mbajë po ashtu fjalën e tij. Pranë tij shihen edhe 4 efektivë policie. 

 

Fredi Beleri i cili garoi nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 14 Majit u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat. Më vonë ai u dënua me 2 vite burg nga Shkalla e Parë dhe e Dytë, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje. Aktualisht Fredi Beleri është zgjedhur eurodeputet i partisë Demokracia e Re e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis.

fredi beleri kqz

Sondazh

Poll