Politike

Berisha: Për mercenarin Altin Dumani, 76 milionë euro të vjedhura me sterilizime nuk përbëjnë vepër penale të Ilir Beqës

Më tej Berisha u shpreh se ai duhet të burgoset dhe e burgos BE për 125 mijë euro që i ka vjedhur për të blerë makinën dhe shtruar dreka dhe darka në restorantin e tij.

4 Korrik 2024, 20:47 Nga E. D
Berisha: Për mercenarin Altin Dumani, 76 milionë euro të vjedhura
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të përnatshëm para mbështeteësve poshte pallatit tha se Kreu i SPAK, Altin Dumani nuk e quan vepër penale vjedhjen e 76 milionë eurove nga Ilir Beqaj. Më tej Berisha u shpreh se ai duhet të burgoset dhe e burgos BE për 125 mijë euro që i ka vjedhur për të blerë makinën dhe shtruar dreka dhe darka në restorantin e tij.

"Por pas gjashtë vitesh, hetimesh pas hetimesh, pasi e ktheu me të drejtë një gjykatës guximtar dy herë dosjen, në të cilën fajtor minimalisht ishte Ilir Beqaj, përsëri Zamani, përsëri Skrapi i partisë asnjë akuzë për Ilir Beqën, për këtë korrupsion të tmerrshëm, për rritjen e çmimit 83 herë me sipërmarrjen e tij për sterilizimin. Të dashur miq, a e dini ju sepse? Sepse paratë janë ndarë me Edi Ramën. Se Ilir Beqaj në zyrën e tij ka thënë se paratë janë vjedhur, por kanë shkuar tjetër kund. Pra, për Skrapin e partisë, për mercenarin Altin Dumani, 76 milionë vjedhje me sterilizime, nuk përbëjnë vepër penale të Ilir Beqës. Por ai duhet të burgoset, e burgos BE për 125 mijë euro që i ka vjedhur për të blerë makinën dhe shtruar dreka dhe darka në restorantin e tij. A ka cinizëm më të madh se ky?
A tallje më të madhe për shqiptarët? A nuk është mesazhi për çdo shqiptar se u kemi vjedhur dhe do u vjedhim sa të mundemi se ju kështu e meritoni?" tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll