4 Korrik 2024, 20:36
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të përnatshëm para mbështetësve ka akuzuar Ilir Beqajn dhe Edi Ramën se janë pronarët e sipërmarrjes që rriti 83 herë çmimin për njësi të sterilizuara. Më tej Berisha u shpreh se Rama dhe Beqaj morën qindra e qindra jetë njerëzish sepse në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, spitalet, pavijonet kirurgjikale nuk blinin dot setet kirurgjikale që u nevojiteshin për operacione.
"Ilir Beqaj është pronari së bashku me Edi Ramën i sipërmarrjes së sterilizimit, me të cilën ata rritën 83 herë çmimin për njësi të sterilizuar. 83 herë rritje e deklaruar nga KLSH. Rritje që tejkalon çdo lloj imagjinate. Fituesi i sterilizimit është miku i Edi Ramës, i cili e kishte mahnitur atë për suksesin e tij në Itali me ndërmarrjen e ndërtimit me dy punëtorë të regjistruar. Ilir Beqaj është personi që i caktoi kësaj kompanie të Rrapajt pikët dy herë më të mëdha se kompanisë tjetër. Ilir Beqaj është personi që i dhuroi kësaj kompanie, katin e tërë të spitalit, aparaturën ultramoderne të blerë me taksat e qytetarëve shqiptarë për sterilizimin e mjeteve.
Ilir Beqaj është hajduti i Edi Ramës, i cili i dhuroi falas kësaj kompanie të tij dhe të Edi Ramës, ujin, energjinë elektrike, lokalet. Kurse Edi Rama i çmendur, i marrosur nga vjedhja dhe pasurimi i paligjshëm kalonte nga studio në studio për të mbuluar krimin e tij të shëmtuar me një gërshërë të thyer dhe pincë me një krah dhe tregonte se ja me çfarë operoheshin, duke bërë idiotin, tutkunin se gërshëra e thyer nuk pret, se pinca me një krah nuk ka dhe nuk përdoren kurrë. Por duhej me çdo kusht të mbulonte vjedhjen e tmerrshme, e cila po tejkalonte të gjitha limitet. Vetëm në gjysmën e kohës u vodhën 76 milionë euro. Por këta hajdutë xhelatë morën qindra e qindra jetë njerëzish sepse në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, spitalet, pavijonet kirurgjikale nuk blinin dot setet kirurgjikale që u nevojiteshin për operacione. Dhe kush e pësonte? E pësonin të sëmurët. Çdo vit përjashtoheshin minimumi 1 mijë shqiptarë nga domosdoshmëria e operacionit," tha Berisha.
sali berisha
Politike
4 Korrik 2024, 20:26
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj arrestohet dhe...
Politike
4 Korrik 2024, 19:24
E. D
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja duke folur nga kuvendi tha se 11 përmbaruese privat u është heq...
Politike
4 Korrik 2024, 19:18
M.B
Erion Braçe
TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka folur në Kuvend për Raportin vjetor të Autorit...
Politike
4 Korrik 2024, 18:29
E. D
Gazment Bardhi dhe Eduart Shalsi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, duke folur nga foltorja e Kuvendit kërkoi ...
Politike
4 Korrik 2024, 17:16
M.B
Belind Këlliçi
TIRANA- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliç ka dalë sot në nj&eum...
Politike
4 Korrik 2024, 16:28
I.A
Petrit Vasili
TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili tha se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është shn...
Politike
4 Korrik 2024, 15:18
I.A
Restoranti
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u bë i famshëm për një seri kontratash kontroverse konces...
Politike
4 Korrik 2024, 14:59
I.A
Jorgo Goro
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur një tjetër masë sigurie arresti në burg për Jorgo Goron, ish-kry...
Politike
4 Korrik 2024, 14:40
I.A
Ilir Beqaj dhe Edi Rama
TIRANË- Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është arrestuar ditën e sotme nga me urdh&eu...
Politike
4 Korrik 2024, 14:04
N.F
Gjiknuri
TIRANË- Në seancën e sotme plenare në Kuvend ashtu siç ishte përcaktuar në rendin e ditës, po diskutohet...