Politike

"KQZ është kthyer në celulë patronazhimi rilindas"/ Petrit Vasili: Mbron vjedhjen e zgjedhjeve nga qeveria

Vasili u shpreh se pa zgjidhur pabarazinë e votës nuk mund të ketë reformë zgjedhore të besueshme.

4 Korrik 2024, 16:28 Nga I.A
"KQZ është kthyer në celulë patronazhimi
Petrit Vasili

TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili tha se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është shndërruar në një celulë patronazhimi rilindas që nuk mbron lirinë e votës. Në fjalimin e tij në Kuvend, Vasili u shpreh se pa zgjidhur pabarazinë e votës nuk mund të ketë reformë zgjedhore të besueshme.

"Pa i dhene pergjigje dhe pa zgjidhur pabarazine e votes, qe eshte themeli i zgjedhjeve te ndershme s'mund te kete asnje reforme zgjedhore qe mund te besohet. Zbatimi i marreveshjes se 5 qershorit qe u dhunua nga Rama si drejtuesi i mafies ne pushtet eshte detyrimi me minimal per te garantuar nje vote te barabarte per cdo shqiptar. Rilindasit qe leshojne lot krokodili per voten e diaspores e kane aq seriozisht kete ceshtje aq sa Ministria e Diaspores qe pa u marre vesh qe u hap menjehere u mbyll megjithse me shume se gjysma e shqiptareve jetojne jashte vendit. KQZ eshte shnderruar ne nje celule patronazhimi rilindas, qe nuk mbron lirine votes, por qeverine qe shperdoron fonde me qindra milion euro dhe gjithe makinerine shterore ne menyre te paligjshme ne zgjedhje per te vjedhur zgjedhjet," tha Vasili.

petrit vasili seance plenare 4 korrik 2024

Sondazh

Poll