Aktualitet

Situata pas tërmetit/ SHBA: Jemi në krah të Shqipërisë, inxhinierët po punojnë për verifikimin e sigurisë së banesave

6 Dhjetor 2019, 17:29 Nga DOSJA
Situata pas tërmetit/ SHBA: Jemi në krah të Shqipërisë,

TIRANË– Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka ndjekur me vëmendje zhvillimet në terren pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur dhe pa strehë mbi kokë.

Me anë të një postimi në “Facebook”, ambasada thotë se grupi i inxhinierëve të SHBA po punon me intensitet të lartë në ndërtesat e prekura nga tërmeti, ndërsa shton faktin se pas kësaj do arrihet në konkluzionin nëse njerëzit duhet apo jo të kthehen brenda banesave të tyre.

“Si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit të 26 nëntorit, ekipi i inxhinierëve të strukturave nga Zyra për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID, po vijon të kryejë vlerësime në terren së bashku me inxhinierët shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Inxhinierët po punojnë për t’i përcaktuar ndërtesat si të sigurta apo të pasigurta, për të ndihmuar njerëzit që të kthehen të sigurtë në shtëpi. #ShbaQendronKrahShqiperise”-shkruan ambasada.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada e shba ne tirane tragjedia e 26 nentorit 2019 ambasada e shba ne tirane tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Dhjetor 2019, 14:21

TIRANË– Rektori i Universitetit të Tiranës ka lëshuar një urdhër të brendshëm lidhur me procesit të rifillimit të procesit mësimor pas pezullimit të ...