Aktualitet

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, motori del nga rruga, humb jetën në vendngjarje drejtuesi

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

4 Korrik 2024, 10:13 Nga r.ll
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, motori del nga rruga,
foto ilustruese

TIRANË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në autostradën Tiranë-Durrës. 

Sipas informacioneve policore një 35-vjeçar ka humbur drejtimin e motorit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POOLICISË: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.07.2024, rreth orës 01:20, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi R. T., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi R. T. ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident në autostradën tiranë-durrës

Sondazh

Poll