Aktualitet

Ishte parkuar në një lavazh, digjet gjatë natës makina në Gjirokastër

Ne vendngjarje u konstatua se automjeti tip Volswagen në pronësi të Andi Koçiu me targa AA305 CS ka marrë zjarr te pjesa e motorit.

4 Korrik 2024, 07:31 Nga r.ll
Ishte parkuar në një lavazh, digjet gjatë natës makina
makina e djegur

GJIROKASTËR- Një makinë është djegur gjatë natës në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në një lavazh autoveturash në zonën industriale afër lagjes Zinxhira.

Sapo kanë marrë njoftimin, shërbimi zjarrfikës ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ne vendngjarje u konstatua se automjeti tip Volswagen në pronësi të Andi Koçiu me targa AA305 CS ka marrë zjarr te pjesa e motorit.

Zjarrfikësit ndërhynë me ujë për të izoluar zjarrin deri në fikjen e plotë të tij. Nga zjarri u dogjën pjesë të motorit, ndërsa policia po heton rreth shkaqeve të ngjarjes.

digjet makina ne gjirokaster

Sondazh

Poll