3 Korrik 2024, 20:45
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se kreu i SPAK Altin Dumani dhe gjyqtarja Irena Gjoka kanë fshehur dokumentin i cili thotë se 5D e kryebashkiaku Erion Veliajt plotëson çdo kusht ligjor për t’u cilësuar grup i organizuar kriminal. Berisha shton se Dumani në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama, ka ndaluar përdorimin e neneve për grup të strukturuar kriminal apo për organizatë kriminale për zyrtarë të administratës, ministra e të tjerë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Miqtë e mi, përsëri në këtë sistem të shndërruar në degë të ekzekutivit, nuk ka vetëm Gjoka me pesë mbiemra, Zamanër antikushtetues, Kraja xhelat Sigurimi, Millonai skllave mjerane e bandave, por ka gjykatës të ndershëm, të cilët i thanë Edi Ramës, na pe se krimi i asociuar ekziston. Se grupi i organizuar kriminal ekziston në administratën. Se drejtorët e Erion Veliajt janë grup i strukturuar kriminal.
Prej një muaji, Altin Zamani, prej një muaj Gjoka me pesë mbiemra që qëndron aty për krimet që ka kryer, bashkë me atë tjetrin, kanë fshehur dokumentin. Dokumentin i cili thotë se 5D e Erion Veliajt plotëson çdo kusht ligjor për t’u cilësuar grup i organizuar kriminal. Por Altin Zamani, në marrëveshje me Edi Ramën, ka ndaluar përdorimin e neneve për grup të strukturuar kriminal apo për organizatë kriminale për zyrtarë të administratës, ministra e të tjerë. Neni thotë: grup i strukturuar kriminal quhet kur tre persona ose më shumë janë të lidhur në një vepër penale, bashkëpunojnë për një kohë të caktuar.
Plotësojnë çdo kriter, grupi i strukturuar kriminal është Edi Rama, Engjëll Agaçi, Artur Metani, Erion Veliaj.
Qytetarë dhe qytetare, kur një prokurore pa asnjë mbrojtje guxon dhe godet klanet e krimit të Edi Ramës, kur një gjykatës në emër të ligjit shpall grup të strukturuar kriminal banditët e Erion Veliajt, a nuk është ky një detyrim madhor për çdo shqiptar të ngrihet në këmbë për t’u treguar vendin këtyre bandave? Nuk mund të presë një shoqëri e tërë nga një prokurore apo disa, nga një gjykatës apo disa, që të shkelmojë këtë shtet kriminal mafioz, që shkelmon çdo ligj, çdo normë, çdo parim? Jo dhe jo, duhet të jemi ne, qindra mijëra, të bëjmë detyrën tonë.
sali berisha
Politike
3 Korrik 2024, 20:39
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimit e tij të përnatshëm para mbështetësve tha...
Politike
3 Korrik 2024, 20:28
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha iu referua sot gjatë fjalës së tij ngjarjes së rëndë t...
Politike
3 Korrik 2024, 20:31
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve poshtë pallatit...
Politike
3 Korrik 2024, 19:10
E. D
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në Tryezën e Shëndetësisë në Partinë e Liris...
Politike
3 Korrik 2024, 18:51
M.B
Fredi Beleri
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë nesër lidhur me zgjedhjet e parakohshme për kryebashkiak të...
Politike
3 Korrik 2024, 18:06
M.B
Luçiano Boçi
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka “marrë pjesë” në një farë m&e...
Politike
3 Korrik 2024, 17:36
M.B
Asllan Dogjani
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani është marrë në pyetje për rreth dy orë e gjysm...
Politike
3 Korrik 2024, 16:53
M.B
Belinda Balluku
LLOGARA- Në tunelin e Llogarsë janë duke u kryer punimet e fundit. Paraditen e së premtes edhe kjo vepër e rë...
Politike
3 Korrik 2024, 15:43
I.A
Flamur Noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ka nisur një letër deputetit demokrat Lulz...
Politike
3 Korrik 2024, 14:44
I.A
Albin Kurti
TIRANË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë e homazheve në nder të shkrimta...