Politike

Dëshmitë në Komisionin për Shëndetësinë/ Ndreca debat me audituesen e KLSH, Vokshi: Të mbrosh të pambrojtshmen vetëm ju mund ta bëni

Ky i fundut ka patur një replikë lidhur me përfundimin e auditimit sipas tij pa u rishikuar kontrata koncesionare.

1 Korrik 2024, 17:03 Nga M.B
Dëshmitë në Komisionin për Shëndetësinë/
Komisioni

TIRANA- Sot po mbahet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë ku kanë vijuar edhe dëshmitë e dhëna. Kanë qenë disa auditues të tjerë të KLSH-së të cilët kanë dëshmuar përpara Komisionit. Njëkohësisht ka patur edhe një debat mes një prej auditueseve të KLSH me nënkryetarin e Komisionit, Plarent Ndreca. Ky i fundut ka patur një replikë lidhur me përfundimin e auditimit sipas tij pa u rishikuar kontrata koncesionare.

Pjesë nga debat:

Ndreca: Kontrata ka fuqinë e ligjit, kështu që kjo tregon përse është paguar…

Është konsideruar nga ju si dëm ekonomik rastet e paguara për shërbimet e pakryera?

Likuidimi është bërë për një shërbim të pabërë, ligji për kontabilitetin e ka këtë.

Ndreca: Sa kontrata koncesionare keni audituar?

Audituesja: Nuk kam hetuar kontratën, por buxhetin.

Vokshi: Ajo sheh vetëm nëse është kryer analiza… po të jep përgjigje shumë korrekte

Ndreca: Si keni dalë në përfundimin që kontrata duhet rishikuar?

Audituesja: Nuk kam dalë në përfundime. Kontrata është dokument autorizues për të kaluar në veprim, ndërsa dokumenti financiar është justifikues, pra janë faturat.

Ndreca: Kontrata nuk është e mjaftueshme për ju për të detyruar institucionin për të bërë pagesat?

Likuidimi është bërë në bazë të kontratës por nuk mund të bësh shpenzime për një shërbim të pakryer

Vokshi-Ndrecës: Të mbrosh të pambrojtshmen vetëm ju mund ta bëni.

Ndreca: Thatë se është paguar TVSH, nuk duhet të ishte paguar..

komisioni i shendetesise

Sondazh

Poll