Politike

EMRAT/ Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, kush janë audituesit që do dëshmojnë sot

Sipas PD, këta dëshmitarë do të dëshmojnë për të dytën herë pasi mazhoranca bojkotoi mbledhjet e Komisionit Hetimor Parlamentar.

1 Korrik 2024, 16:11 Nga M.B
EMRAT/ Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, kush janë
Komisioni

TIRANA- Komisioni Hetimor për shërbimet publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi, ka thërritur dëshmitarët auditues të KLSH, për të sqaruar rrethanat që lidhen me çështjen. Sipas PD, këta dëshmitarë do të dëshmojnë për të dytën herë pasi mazhoranca bojkotoi mbledhjet e Komisionit Hetimor Parlamentar. Mësohet se audituesit të cilët do të dëshmojnë sot janë:

Brunilda Zenelaj
Eduard Stafasani
Melina Kabo
Semiram Jakupi
Klarenc Xhaferraj
Bexhet Zeqiri.

Nga auditimi i zbatimit të kontratave koncesionare, të check up ka rezultuar se edhe në vitin 2022, janë kryer pagesa për shërbim të pakryer për 20 mijë e 172 raste, me një kosto në shumën prej 37 mijë e 198 mijë lekë me TVSH. Dëshmitarja e parë, audituesja e KLSH Brunilda Zenelaj tha se grupi auditues ka kërkuar trajtimin e shërbimit pa TVSH.

“Situata është e përsëritur dhe është kërkuar të ndryshohen termat e kontratës dhe të kalohet në pagesa vetëm për shërbimin e kryer”, tha Zenelaj.

komisioni i shendetesise

Sondazh

Poll