Aktualitet

Ish-ambasadorja Yuri Kim për ndarjen nga jeta të Kadaresë: Do të jetë i pavdekshëm

Kim shkruan se Kadare do të jetë i pavdekshëm për shkak të pasurisë letrare që la pas, dhe si të gjithë shkrimtarët e mëdhenj, ai kapërcen kohën dhe vendin.

1 Korrik 2024, 19:29 Nga E. D
Ish-ambasadorja Yuri Kim për ndarjen nga jeta të Kadaresë: Do
fotot ilustruese

TIRANË-Ish-ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka reaguar për ndarjen nga jeta të gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare. Kim shkruan se Kadare do të jetë i pavdekshëm për shkak të pasurisë letrare që la pas, dhe si të gjithë shkrimtarët e mëdhenj, ai kapërcen kohën dhe vendin.

“Ismail Kadare e vendosi Shqipërinë në hartën letrare, por si të gjithë shkrimtarët e mëdhenj, ai kapërcen kohën dhe vendin. Është bukur të dish se shumë kohë pasi ai dhe ne të kemi ikur, dikush që nuk ka lindur ende do të marrë një nga librat e tij, ai mund të jetë “Prilli i thyer”?, ndoshta “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”? Ai do të jetë i pavdekshëm”, shkruan Kim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

yuri kim ismail kadare

Sondazh

Poll