Aktualitet

U përfshi në një aksident, AMP arreston inspektorin e policisë pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5 në Tiranë: Ka shkelur rregullat

Ai u përfshi në një aksident në aksin rrugor Torrovicë - Balldre me mjetin e tij, jashtë rrezikut për jetën.

1 Korrik 2024, 18:36 Nga M.B
U përfshi në një aksident, AMP arreston inspektorin e
Foto ilustruese

TIRANA- AMP e rajonit Shkodër-Lezhë ka arrestuar një inspektor policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, në D.V.P Tiranë. Dyshohet se ky i fundit ka kryer veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur". Ai u përfshi në një aksident në aksin rrugor Torrovicë - Balldre me mjetin e tij, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) ka arrestuar Inspektorin V.K., 48 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, në D.V.P Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur".

Ai u përfshi në një aksident në aksin rrugor Torrovicë - Balldre me mjetin e tij, jashtë rrezikut për jetën.

amp

Sondazh

Poll