Aktualitet

Dhunoi një person gjatë një festivali, arrestohet në Itali 27-vjeçari shqiptar, ishte shpallur në kërkim nga Gjermania

Autoritetet italiane pas disa hetimeve, lokalizuan banesën e të riut dhe shkuan atje për ta arrestuar por nuk e gjetën aty.

1 Korrik 2024, 18:04 Nga S.B
Dhunoi një person gjatë një festivali, arrestohet në Itali
foto ilustruese

ITALI- Arrestohet në Perugia të Italisë në 27-vjeçar shqiptar. Mësohet se i riu shqiptar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania.

Bëhet me dije se 27-vjeçari gjatë një debati me një person tjetër në një festival, ka tentuar ta sulmojë me një gotë birrë. Falë reflekseve të personit të sulmuar, sulmi nuk pati pasoja të rënda.

Autoritetet italiane pas disa hetimeve, lokalizuan banesën e të riut dhe shkuan atje për ta arrestuar por nuk e gjetën aty. Shqiptari i cili mësoi se ishte në kërkim, u paraqit në komisariatin e Perugias për të kërkuar më tepër informacion.

Në këtë moment autoritetet italiane arrestuan 27-vjeçarin duke e lënë në burgun e Perugias-Capanne.

dhune gjermani itali

Sondazh

Poll