1 Korrik 2024, 18:49
Nga S.B
Ismail dhe Besiana Kadare
TIRANË- Vajza e të ndjerit Ismail Kadare, Besiana ka bërë një reagim lidhur me ndarjen nga jeta të babait të saj. Me një postim në Facebook, Besiana nuk ka zgjedhur të shkruajë fjalë, por të ndajë një poezi të shkrimtarit më të madh shqiptar.
Poezia në fjalë titullohet “Kohë e pamjaftueshme”, dhe me fjalët e ndjera, Besiana ka dashur të tregojë dhimbjen që po përjeton familja e tyre që prej mëngjesit të sotëm.
Postimi i plotë:
Kohë e pamjaftueshme
S'kam kohë të harroj shumë gjëra
Që nga mendja ti nxjerr përjetë.
Për tragjikët e vjetër e shkrepëtimat
Do t'më duhen së paku dy vjet.
Dhe ndoshta po aq për Danten,
Për frëngjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta gratë do të jem duke fshirë
Kur muzgu do të afrohet ndërkaq.
Si udhëtari me peshë të tepërt
Para avionit që niset pas pak
I ngarkuar rëndshëm ende
Do t'afrohem tek varri humbak.
Nga supet si ta heq këtë barrë?
Ku ta hedh këte peshë, si?
Me të s'mund të zbres atje poshtë
Por as lart dot s'e lë kurrsesi.
I menduar gjer në çast të fundit
Nga mosthënia, nga pengu tragjik,
Një shenjë ndoshta të pakuptueshme
Do t'ju bëj të gjithëve e do ik.
Ismail Kadare
ismail kadare besiana kadare
Aktualitet
1 Korrik 2024, 18:32
E. D
foto ilustruese
GREQI- Një operacion policor i forcave speciale greke ka përfunduar në revoltë në burgun e Janinës. Siç...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 18:36
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- AMP e rajonit Shkodër-Lezhë ka arrestuar një inspektor policie pranë Komisariatit të Policisë Nr...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 18:22
M.B
Ismail Kadare
TIRANA- Lidhur me lajmin për ndarjen nga jeta të gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare, ka shkruar dhe prestigjiozja a...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 18:04
S.B
foto ilustruese
ITALI- Arrestohet në Perugia të Italisë në 27-vjeçar shqiptar. Mësohet se i riu shqiptar ishte shpallu...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 17:46
M.B
Ismail Kadare
TIRANA- Homazhet për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta ditën e sotme, mësohet se do të mbahen dit&eum...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 17:21
M.B
Durim Bami
TIRANA- Ministria e Drejtësisë ka nisur zyrtarisht kërkesën për ekstradimin e Durim Bami tek autoritetet e Emirate...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 17:05
E. D
fotot ilustruese
ITALI- Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi abuzuan seksualisht me një 19-vje&cce...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 16:48
E. D
fotot ilustruese
AUSTRI- Dy shqiptarë kanë rënë në pranagat e policisë austriake. Bëhet me dije se shqiptarët t&eum...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 16:49
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
RADHIMË- Një zonë në kodrën e Radhimës është përfshirë nga flakët dit...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 16:17
M.B
Arber Paplekaj dhe Pjerin Xhuvani
TIRANA- Gjykata e Apelit te Juridiksionit të Përgjithshëm ka dënuar me 7 vjet vjet burgim Arb&eu...