29 Qershor 2024, 20:50
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me skandalin e ndodhur tek spitali i Onkologjikut. Ai tha se ato ngjarje janë denoncuar por sipas tij kanë rënë "në vesh të shurdhët".
Berisha u shpreh se Vilma Nushi, bashkëshorte e kushëririt të Edi Ramës është paguar në 2 vjet e 9 muaj, 475 mijë analiza të pabëra kurrë.
Sipas tij kontrata që Edi Rama ka bërë me bashkëshorten e kushëririt, thotë se Vilmës do i paguhen çdo qindarkë për 475 mijë analiza, pavarësisht se bëhen apo nuk bëhen.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
200 gra të tjerë, që mjekohen me një aparaturë tjetër, edhe atyre aparatura nuk u funksionon. Sillet kobalti, që është hequr nga përdorimi në 97 përqind të vendeve të botës. Plaset në një vend, nuk vihet në përdorim dhe merr shpirtra njerëzish me rrezatimin e tij mizor.
Të gjitha këto janë denoncuar, por veshët e shurdhër të aksionerëve të Bursës së Vdekjes nuk dëgjojnë klithmat e njerëzve që vdesin. Nuk dëgjojnë klithmat e njerëzve që vuajnë, por shohin se si fryhen xhepat e tyre. Miqtë e mi, nuk janë këto zbulime aksidentale, janë raporte zyrtare të dorëzuara me firmë, vulë të KLSH. Por, Ogerta kalon nga një ministri në një tjetër, Edi Rama fryn kontot e tij me paratë e krimit, Beqja tallet me shqiptarët dhe mbrohet nga narkoshteti.
Të dashur miq, në komision hetimor parlamentar, një zonjë e përgjegjshme në detyrën e vet, u deklaron parlamentareve se Vilma Nushi, kjo vampire me fytyrë njeriu, është paguar në 2 vjet e 9 muaj, 475 mijë analiza të pabëra kurrë. Është paguar sepse kontrata që Edi Rama ka bërë me bashkëshorten e kushëririt, thotë se Vilmës do i paguhen çdo qindarkë për 475 mijë analiza, pavarësisht se bëhen apo nuk bëhen. Prandaj dhe Vilmës iu paguan 1.880.000 analiza, ndërkohë që 475 mijë nuk ishin bërë kurrë. Këto janë vjedhur me kontratën. Kur i është kërkuar Korbës së Kovidit, Manastirliu të negociojë kontratën, ajo ka vazhduar të ushqehet si shushunjë me paratë e shqiptarëve sepse paguan Skrapin, paguan Dumanin, paguan Edi Ramën.
sali berisha vilma nushi edi rama
Politike
29 Qershor 2024, 20:35
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sonte se një nga shkaqet që shqiptarët ikin nga vendi ë...
Politike
29 Qershor 2024, 20:25
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban sot fjalën e tij në tubimin tashmë të përnatsh...
Politike
29 Qershor 2024, 18:41
r.ll
oerd bylykbashi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Blykbashi, ka folur për ngritjen e Komisionit Antikorrupsion nga mazhoranca, te...
Politike
29 Qershor 2024, 13:27
N.F
Foto ilustruese
TIRANË-Në datën 20 qershor, Ilir Meta regjistroi padinë lidhur me divorcin nga Monika Kryemadhi. Meta dhe Kryem...
Politike
29 Qershor 2024, 11:44
N.F
Vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja për antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka mbajtur ditën e sotme nj...
Politike
29 Qershor 2024, 10:19
N.F
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave. Gjatë fjalës së ...
Politike
28 Qershor 2024, 22:29
I.A
SPAK
TIRANË- Përfitimi i rreth 14 mijë m2 tokë në Himarë në vitin 2015 nga familja e kryetarit aktual të Bashkis&eu...
Politike
28 Qershor 2024, 21:52
E. D
Kyriakos Mitsotakis
GREQI-Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka folur për çështjen e Fredi Belerit, i cili edhe pse ës...
Politike
28 Qershor 2024, 20:50
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, premtoi se në vitin e parë që demokratët do vijnë n&e...
Politike
28 Qershor 2024, 20:43
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kundërshtuar shifrat e publikuara nga INSTAT mbi censusin e popullsisë në Shqip...