29 Qershor 2024, 20:25
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban sot fjalën e tij në tubimin tashmë të përnatshëm që organizohet poshtë banesës së tij.
Në fjalën e tij Berisha u shpreh se "regjimi" i Edi Ramës ka larguar nga Shqipëria mbi 1 milion e 100 mijë banorë në 8 vite.
Sipas tij kjo shifër nuk përfshinë dhjetëra mijëra shqiptarë të larguar në Kanada, Norvegji, Zvicër, vendet e Gjirit Persik dhe vendet e tjera të botës.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur, misionarë të kauzës së drejtë. Të dashur miq, çdo orë, çdo ditë që kalon, fakton drejtësinë e kauzës që ju mbroni.
Çdo orë, çdo ditë që kalon dëshmon se ju po luftoni kundër një regjimi ndër më çnjerëzorët që ekziston sot në ndonjë vend.
Çdo orë, çdo ditë që kalon ju po luftoni kundër një regjimi që ka vendosur rekordet më të zeza në këtë vend. Një regjim që si asnjë tjetër mbi tokë pa luftë civile përzuri nga Shqipëria mbi 1 milion e 100 mijë banorë në 8 vite. Kurse në 11 vite, kjo shifër arrin absolutisht në 40 përqind të popullit shqiptar në Shqipëri.
Them këtë sepse këto ditë përballen shifrat e vërteta të statistikave të Institutit të Statistikave të BE, statistikave të SHBA dhe Britanisë, me statistikat e Edi Ramës, të mashtrimit, të trillimeve dhe përpjekjeve monstruoze për të mbuluar gjenocidin që ai kreu me regjimin e tij ndaj shqiptarëve.
Edhe njëherë rikujtoj këtu se në 8 vite, jo në 11 vite, por në 8 vite, në vitet 2014-2022, EUROSTAT konstaton se nga Shqipëria janë larguar për në vendet e BE mbi 950 mijë banorë. Por statistikat e Mbretërisë së Bashkuar tregojnë se vetëm në vitin 2022 pa llogaritur vitin 2023, në Mbretërinë e Bashkuar u larguan 46 mijë shqiptarë.
Statistikat e SHBA faktojnë se në periudhën 2014-2022 u larguan nga Shqipëria 42.500 shqiptarë. Pra, të gjitha këto llogari dëshmojnë se me statistika të sakta se nga vendi janë larguar rreth 1 milion e 80 mijë qytetarë shqiptarë.
Rreth 1 milion e 80 mijë dhe këto nuk përfshijnë dhjetëra mijëra shqiptarë të larguar në Kanada, Norvegji, Zvicër, vendet e Gjirit Persik dhe vendet e tjera të botës. Pra, kjo është e vërteta, të cilën Edi Rama ta fshehë me motivin e vetëm për t’i shpëtuar dënimit për gjenocidin, por ai kurrë nuk do i shpëtojë.
sali berisha
Politike
29 Qershor 2024, 18:41
r.ll
oerd bylykbashi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Blykbashi, ka folur për ngritjen e Komisionit Antikorrupsion nga mazhoranca, te...
Politike
29 Qershor 2024, 13:27
N.F
Foto ilustruese
TIRANË-Në datën 20 qershor, Ilir Meta regjistroi padinë lidhur me divorcin nga Monika Kryemadhi. Meta dhe Kryem...
Politike
29 Qershor 2024, 11:44
N.F
Vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja për antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka mbajtur ditën e sotme nj...
Politike
29 Qershor 2024, 10:19
N.F
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave. Gjatë fjalës së ...
Politike
28 Qershor 2024, 22:29
I.A
SPAK
TIRANË- Përfitimi i rreth 14 mijë m2 tokë në Himarë në vitin 2015 nga familja e kryetarit aktual të Bashkis&eu...
Politike
28 Qershor 2024, 21:52
E. D
Kyriakos Mitsotakis
GREQI-Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka folur për çështjen e Fredi Belerit, i cili edhe pse ës...
Politike
28 Qershor 2024, 20:50
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, premtoi se në vitin e parë që demokratët do vijnë n&e...
Politike
28 Qershor 2024, 20:43
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kundërshtuar shifrat e publikuara nga INSTAT mbi censusin e popullsisë në Shqip...
Politike
28 Qershor 2024, 20:41
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se ditën e sotme me publikimin e të dhënave të ...
Politike
28 Qershor 2024, 19:44
I.A
TIRANË- Komisioni hetimor “Për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS do të zhvillojë mbledhje më datë 2 k...