Sport

De la Fuente paralajmëron: “Gjeorgjia ka përparuar shumë që nga kualifikueset”...

“Ata e kanë marrë mësimin e tyre dhe lojtarët do të jenë shumë të motivuar”

30 Qershor 2024, 14:49 Nga DOSJA
De la Fuente paralajmëron: “Gjeorgjia ka përparuar shumë

GJERMANI - Para ndeshjes së 16-të mes Spanjës dhe Gjeorgjisë, këtë të dielë (21.00), trajneri Luis De la Fuente deklaroi se ishte i kujdesshëm ndaj një kundërshtari që ka ndryshuar shumë që nga 7-1 në kualifikueset për këtë Euro 2024.

“Ne nuk mund të kontrollojmë ndjenjat, ndjesitë që na vijnë nga jashtë. Nuk mendojmë se do të jetë aspak një ndeshje e lehtë, përkundrazi, sigurisht që do të jetë e ndërlikuar. Gjeorgjia është përmirësuar shumë që kur jemi përballur me njëri-tjetrin në ‘play-off’.

Ata e kanë marrë mësimin e tyre dhe lojtarët do të jenë shumë të motivuar. Nuk do të jetë aspak e lehtë. Është një ndeshje që duhet t'i qasesh shumë mirë që të kesh shanse për të fituar”, ka deklaruar trajneri De la Fuente në konferencën për shtyp.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll