Politike

Tërmeti/ Rama: Kush ndërton shtëpinë vetë në fshat do të marrë 20 mln lekë në dorë, do të ketë supervizione (VD)

6 Dhjetor 2019, 06:34 Nga DOSJA
Tërmeti/ Rama: Kush ndërton shtëpinë vetë në fshat

Tiranë- Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kush ndërton shtëpinë vetë në fshat do të marrë 20 mln lekë në dorë. Ai theksoi se ndërtimet padiskutim do të rishikohen nga shteti, që ndërtesat të jenë brenda standardeve.

Bisedat në mbledhje:

Rama:Po ashtu Anila së bashku me kryetarin e Komitetit, është mirë që të ftohet edhe ai në këto mbledhje, duhet të bëni një skemë paralele, për familje në fshat që janë të gatshme t’i ndërtojnë vetë shtëpitë, ti japim një financim, një rendin e 20 mln lekëve të reja dhe t’i bëjnë vetë. Por kuptohet me një supervizionim që të garantojnë të gjitha parametrat. Rruga tjetër me para në dorë ata që duan ta ndërtojnë vetë, por me supervizionimin tonë dhe e treta të shikojmë me grupin e planifikimit pjesën tjetër të shtëpive. Në Tiranë dhe Durrës është gati të fillojë procesi i riparimeve. Godinat në Kambinat duhet të shemben, duhet të shikojmë edhe ato godinat sovjetike. Kemi vajtur në 4949 në zonën e Durrës,  680 në zonën e Lezhë dhe kemi 1971 objekte në Durrës objekte të pabanueshme, 660 në Tiranë, godina të pabanueshme. Kemi mbyllur qeratë në Tiranë. Bledi duhet të rimbursuar pagesa për hotelet deri në dhjetor. Duhet që nga janari t’i çojmë në banesat me qera, jo në rrugë, jo nëpër të afërmit. Janë 36 shkolla që duhet të shemben. Duhet të shikojmë shkollat, edhe ato që kanë siparime.”, u shpreh në mbledhjen e qeverisë Rama.

Çuçi: Ka shkuar në 29 numri i objekteve të prishura. Ajo që dua të them unë është dua të citoj drejtorin e Emergejcave Civile të Izraelit, i cili pas vëzhgimeve që bëri tha se e thotë me bindjen e plotë, që tashmë situata emergjente  në Shqipëri është nën kontroll. Unë dua që të hyjmë në fazën  e rivlerësimit të objekteve pas tërmetit. Milva Ikonomi do të merret me shkrimin dhe miratimin e nevojave për në Konferencën e donatorëve.

Rama: Ku jemi me çadra dimërore?

Çuçi: Kërkesat e i kiemi bërë. Dje erdhën disa nga Izraeli, në harkun kohor brenda pak ditëve do të plotësohen të gjithë kërkesat. Ka një kërkesë të shtuar për zonat rurale.

Rama mbledh qeverinë. Kryeministri u shpreh se më 19 Dhjetor hyn në Kuvend ligji anti-shpifje. Ai dha urdhër që në këtë seancë të jetë edhe ligji për rindërtim. Rama theksoi se KÇK-ja e mundshme tek “5 Maji” duhet të pastrohet. Për ata që duan të rindërtojnë vetë shtëpinë në fshat, Rama premtoi fondin prej 20 mln lekë. Ndër të tjera ai dëshmoi se sot Shqipëria merr Presidencën e OSBE-së.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll