Aktualitet

FOTO/ "Makina e kafenesë së Kumbaros, mbi rrënojat e kishës mesjetare", Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: Akt i përditshëm, përçudnim i pasurive kombëtare

Në postim tregohet me anë përshkrimit, por edhe me anë të ilustrimit me foto se si një makinë qëndron mbi rrënojat e një kishe mesjetare.

30 Qershor 2024, 07:27 Nga M.B
FOTO/ "Makina e kafenesë së Kumbaros, mbi rrënojat e
Foto nga Butrinti

SARANDA- Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka bërë një postim në rrjetet sociale ku denoncon publikisht rastin e keqtrajtimit të sitit arkeologjik të Akropolit të Butrinit duke iu drejtuar Ministrit të Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe. Në postim tregohet me anë përshkrimit, por edhe me anë të ilustrimit me foto se si një makinë qëndron mbi rrënojat e një kishe mesjetare.

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore shkruan se makina e kompanisë së sallameve, së cilës paraarhësja e Gonxhes në detyrë, Mirela Kumbaro, i dha me koncesion një godinë historike për ta shndërruar në kafe, është parkuar mbi monumentet e kulturës. Në postim shtohet se ky akt është i përditshëm dhe se kafeneja e Kumbaros, siç njihet sot nga punonjësit e Butrintit, jo vetëm ka privilegjin të shesë ujë dhe pije me çmime stratosferike, por ka privilegjin që çdo ditë, sipas postimit, të parkojë makinën e saj mbi rrënojat antike në Akropol.

Postimi i plotë:

I nderuar zoti minister i Kultures Blendi Gonxhja

Kjo eshte pamja nga Akropoli i Butrintit sot ne daten 29.06.2024. Makina e kompanise se sallameve, te ciles kolegia juaj Kumbaro i dha me koncesion nje godine historike per ta shnderruar ne kafe, eshte parkuar mbi monumentet e kultures.

Mund ta shikoni i nderuar z. Minister se si kjo makine e kompanise se sallameve qendron e parkuar mbi nje kishe mesjetare e gerrmuar nga profesoresha e Sorbones, Etleva Nallbani. Makina qe furnizon kafene e Kumbaros e ben perdite kete ritual ne syte e te gjitheve vizitoreve dhe administrates shteterore.

Ne fakt parkimi i perditshem i kesaj makine mbi rrenojat antike eshte simbolika e perdhunimit, percudnimit dhe talljes publike qe Ministria e Juaj, AADF, BMF dhe te tjere te ngjashem i beni pasurive te trashegimise kulturore shqiptare.

Qe ne krye te heres kur ministrja e Kultures Kumbaro vendosi t'i jepte miqve te saj godinen historike te rojtarit te Butrintit per ta shnderruar ne kafene, ishte e qarte se si Kumbaro dhe sorrollopi i saj nuk kishte asnje dhembshuri apo krenari per te ruajtur kete trashegimi.

Kafeneja e Kumbaros, sic njihet sot nga punonjesit e Butrintit jo vetem ka privilegjin te shese uje dhe pije me cmime stratosferike, por ka privilegjin qe cdo dite te parkoje makinen e saj mbi rrenojat antike ne Akropol.
Nderkohe qe njerez fisnike si Presidenti Mejdani i zbriti makines ne hyrje dhe u fut me kembe ne Butrint, apo kryetare shtetesh dhe personalitete te ndryshme e kane respektuar shenjterine e kesaj kryevepre te trashegimise sone, Kumbaro dhe kafeneja e saj perdhos perdite Akropolin e Butrintit.

butrinti

Sondazh

Poll