Aktualitet

"Revansh"/ U vu në pranga në banesën e tij në Shijak, del fotoja e Astrit Avdylajt

Arrestimi i Avdylaj u bë pasi u shpall në kërkim nga SPAK, në kuadër të operacionit "Revanshi", ku u goditën disa grupe kriminale dhe u arrestuan dhjetëra eksponentë të krimit.

29 Qershor 2024, 16:03 Nga r.ll
"Revansh"/ U vu në pranga në banesën e tij në
pamje nga arrestimi i avdylajtr

TIRANË- Është publikuar fotoja e kreut të grupit të Shijakut, Astrit Avdylajt, i cili u arrestua sot në banesën e tij. Më herët u publikuan edhe pamje nga vënia e tij në pranga. Gjatë ndalimit, 50-vjeçarit i është sekuestruar edhe një armë zjarri tip pistoletë. 

"Revansh"/ U vu në pranga në banesën e tij në
astrit avdylaj

Arrestimi i Avdylaj u bë pasi u shpall në kërkim nga SPAK, në kuadër të operacionit "Revanshi", ku u goditën disa grupe kriminale dhe u arrestuan dhjetëra eksponentë të krimit. Avdylaj dyshohet se ka ndihmuar Ervis Marinajn dhe ish-deputetin socialis Arben Ndokën, në sigurim të kushteve për vrasjen e Durim Bamit.

Komunikimet në aplikacionin “Sky” treguan se si Astrit Avdylaj mbante komunikime me Ndokën dhe ofrohet ta ndihmojë atë në planin për eleminimin fizik të Durim Bamit. Avdylaj i dërgon nipin e tij Aldo Avdylajn dhe Arben Mërkurin, Ndokës për të realizuar qëllimin.

astrit avdylaj operacioni revanshi

Sondazh

Poll