Aktualitet

Aksident në Fier/ Motori del nga rruga, humb jetën 64-vjeçari

Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

29 Qershor 2024, 18:50 Nga r.ll
Aksident në Fier/ Motori del nga rruga, humb jetën 64-vjeçari
foto ilustruese

FIER- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Fier. Rreth një orë më herët, një 64-vjeçar duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë drejtuesi i motorit, Llambi Doko ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot më datë 29.06.2024, rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Fier-Pishporo”, shtetasi Ll. D., rreth 64 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Ll. D. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident me vdekje ne fier

Sondazh

Poll