Aktualitet

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: Godina historike e Butrintit kthehet në kafenenë e Kumbaros, makinat parkohen mbi monumentin e kulturës

Forumi shkruan se kompania të cilës i është dhënë me koncesion një godinë historike për ta shndërruar në bar-kafe, ka parkuar makinën e kompanisë mbi një kishë mesjetare.

29 Qershor 2024, 22:18 Nga r.ll
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: Godina historike e
makina ne butrint

SARANDË- Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka denoncuar sot një tjetër rast abuzimi me parkun arkeologjik të  Butrintit. Sipas tyre një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, arkeologjike e turistike, po bie pre e përdorimit të tij për interesa fitmiprurëse të biznesit privat.

Përmes një njoftimi në Facebook, Forumi shkruan se kompania të cilës i është dhënë me koncesion një godinë historike për ta shndërruar në bar-kafe, ka parkuar makinën e kompanisë mbi një kishë mesjetare.

"Kafeneja e Kumbaros, sic njihet sot nga punonjesit e Butrintit jo vetem ka privilegjin te shese uje dhe pije me cmime stratosferike, por ka privilegjin qe cdo dite te parkoje makinen e saj mbi rrenojat antike ne Akropol.", thuhet ndër të tjera në postim.

POSTIMI I PLOTË:

I nderuar zoti minister i Kultures Blendi Gonxhja

Kjo eshte pamja nga Akropoli i Butrintit sot ne daten 29.06.2024. Makina e kompanise se sallameve, te ciles kolegia juaj Kumbaro i dha me koncesion nje godine historike per ta shnderruar ne kafe, eshte parkuar mbi monumentet e kultures.
Mund ta shikoni i nderuar z. Minister se si kjo makine e kompanise se sallameve qendron e parkuar mbi nje kishe mesjetare e gerrmuar nga profesoresha e Sorbones, Etleva Nallbani. Makina qe furnizon kafene e Kumbaros e ben perdite kete ritual ne syte e te gjitheve vizitoreve dhe administrates shteterore.

Ne fakt parkimi i perditshem i kesaj makine mbi rrenojat antike eshte simbolika e perdhunimit, percudnimit dhe talljes publike qe Ministria e Juaj, AADF, BMF dhe te tjere te ngjashem i beni pasurive te trashegimise kulturore shqiptare.

Qe ne krye te heres kur ministrja e Kultures Kumbaro vendosi t'i jepte miqve te saj godinen historike te rojtarit te Butrintit per ta shnderruar ne kafene, ishte e qarte se si Kumbaro dhe sorrollopi i saj nuk kishte asnje dhembshuri apo krenari per te ruajtur kete trashegimi.

Kafeneja e Kumbaros, sic njihet sot nga punonjesit e Butrintit jo vetem ka privilegjin te shese uje dhe pije me cmime stratosferike, por ka privilegjin qe cdo dite te parkoje makinen e saj mbi rrenojat antike ne Akropol.

Nderkohe qe njerez fisnike si Presidenti Mejdani i zbriti makines ne hyrje dhe u fut me kembe ne Butrint, apo kryetare shtetesh dhe personalitete te ndryshme e kane respektuar shenjterine e kesaj kryevepre te trashegimise sone, Kumbaro dhe kafeneja e saj perdhos perdite Akropolin e Butrintit.

forumi per mbrojtjen e trashegimise kulturore mirela kumbaro butrint

Sondazh

Poll