Aktualitet

Po eksploronte natyrën në Qafë Valbonë, turistja aksidentohet dhe thyen këmbën

Në ndihmë të saj janë nisur pjesëtarët e ekipit të Kërkim Shpëtimit të Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe forca të policisë.

29 Qershor 2024, 20:59 Nga r.ll
Po eksploronte natyrën në Qafë Valbonë, turistja
turistja

TROPOJË- Një turiste është aksidentuar ditën e sotme në Qafë Valbonë, ku raportohet se ka thyer këmbën. Në ndihmë të saj janë nisur pjesëtarët e ekipit të Kërkim Shpëtimit të Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe forca të policisë.

Gjithashtu është vendosur kontakti me Qendrën e Urgjencës Kombëtare, nëse do nevojitet Helikopteri. Turistja e lënduar ka qenë së bashku me një grup, që po eksploronte zonën e Qafë-Valbonës.

 

qafe valbone lendohet turistja

Sondazh

Poll