Aktualitet

Recepsionisti vjedh hotelin në Tiranë, 17-vjeçari shpallet në kërkim

Sipas njoftimit të policisë i mituri punonte si recepsionist në hotel ndërsa dyshohet se shuma e parave është marrë nga ai.

29 Qershor 2024, 12:03 Nga N.F
Recepsionisti vjedh hotelin në Tiranë, 17-vjeçari shpallet
Foto ilustruese

TIRANË- Një 17-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Tiranë. Dyshohet se i mituri ka vjedhur para në një hotel në  rrugën "Fortuzi".

Sipas njoftimit të policisë i mituri punonte si recepsionist në hotel ndërsa dyshohet se shuma e parave është marrë nga ai. Policia po punon për kapjen e të riut ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë.

Njoftimi: 

Tiranë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për kapjen e një 17-vjeçari, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një hotel, në rrugën "Fortuzi", ku ka qenë i punësuar si recepsionist. Materialet i kaluan Prokurorisë.

tirane vjedhje

Sondazh

Poll