Aktualitet

Dhunoi fizikisht bashkëshorten, procedohet penalisht 44-vjeçari në Korçë

Dy persona të tjerë janë proceduar pasi njëri prej tyre ka dëmtuar ambientet e jashtme të një kopshti dhe tjetri ka dëmtuar linjën elektrike që furnizon një lokal.

29 Qershor 2024, 11:00 Nga S.B
Dhunoi fizikisht bashkëshorten, procedohet penalisht 44-vjeçari
foto ilustruese

KORÇË- Procedohen të lirë tre persona në Korçë. Mësohet se 44-vjeçari M.K ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij ku kjo e fundit u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Dy persona të tjerë janë proceduar pasi njëri prej tyre ka dëmtuar ambientet e jashtme të një kopshti dhe tjetri ka dëmtuar linjën elektrike që furnizon një lokal.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

- E. Ç., 38 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka dëmtuar ambjentet e jashtme të një institucioni parashkollor (kopësht).

- M. K., 44 vjeç, banues në fshatin Bletas, Pogradec, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

- A. X., 51 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka dëmtuar linjën elektrike që furnizon lokalin e një 51-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

korce procedim dhune

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2024, 07:16 N.F

Më pak dhe më të plakur

Foto ilustruese TIRANË- Në dekadën e tretë të tranzicionit 2011-2023, kur supozohet që vendi ka kaluar emergjencën pas r...