Aktualitet

Policia “aksion” në Shkodër/ Asgjësohen 6032 bimë kanabis, procedohen dy zyrtarë dhe kultivuesit

Gjithashtu janë procedur edhe kryetari i komunës Iballë, kryeplaku dhe specialisti i pyjeve për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në këtë fshat.

29 Qershor 2024, 10:37 Nga E. D
Policia “aksion” në Shkodër/ Asgjësohen 6032
fotot ilustruese

SHKODËR- 6032 bimë kanabisi janë asgjesuar në Shkodër, nga megaoperacioni “Territor i pastër”. Gjithashtu janë procedur edhe kryetari i komunës Iballë, kryeplaku dhe specialisti i pyjeve për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në këtë fshat. Ndërkohë janë identifikuar dhe proceduar edhe dy autorë të dyshuar për kultivimin e 280 bimëve kanabis që u gjetën në fshatin Mëlgushë, Vau i Dejës.

Njoftimi i Policisë:

Qarku Shkodër/Vijon megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”. Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, gjenden dhe asgjësohen 6032 bimë dhe fidanë narkotike cannabis sativa.

Procedohen penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryetari i njësisë administrative Iballë, specialisti i pyjeve dhe kryeplaku i fshatit Iballë, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në këtë fshat. Identifikohen dhe procedohen penalisht 2 autorë të dyshuar për kultivimin e 280 bimëve cannabis që u gjetën në fshatin Mëlgushë, Vau i Dejës.

Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale.

Në fshatin Iballë, Fushë Arrëz, u gjetën 4520 bimë narkotike cannabis. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit: A. Z., kryetari i njësisë administrative Iballë, I. B., specialisti i pyjeve dhe D. P., kryetari i fshatit Iballë.

Gjatë kësaj faze të megaoperacionit, në fshatin Mëlgushë, Vau i Dejës, në tokën e shtetases V. L., u gjetën 280 bimë narkotike cannabis. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, për shtetasit: V. L., 47 vjeçe dhe J. M., 32 vjeç. Gjithashtu në njësin administrative Pult, në fshatin Pog, u gjetën 1232 fidanë cannabisi. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

shkoder kanabis te proceduar

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2024, 07:16 N.F

Më pak dhe më të plakur

Foto ilustruese TIRANË- Në dekadën e tretë të tranzicionit 2011-2023, kur supozohet që vendi ka kaluar emergjencën pas r...