Aktualitet

EMRI/ Aksident i rëndë në minierën e Bulqizës, plagoset minatori, niset me helikopter drejt Tiranës

Mësohet se njëri prej minatorëve me detyrë vagonist, është plagosur rëndë në një prej galerive private të minierës.

29 Qershor 2024, 11:12 Nga S.B
EMRI/ Aksident i rëndë në minierën e Bulqizës, plagoset
foto ilustruese

BULQIZË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në minierën e Bulqizës. Mësohet se njëri prej minatorëve me detyrë vagonist, është plagosur rëndë në një prej galerive private të minierës.

Si pasojë i plagosuri Vahid Neziri 45 vjeç, është nisur menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, me helikopter dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë /informacion paraprak

Me datë 29.06.2024, rreth orës 11.00, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë, shtetasi V.N me detyrë vagonist në minierë.

I dëmtuari është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

bulqize minator

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2024, 07:16 N.F

Më pak dhe më të plakur

Foto ilustruese TIRANË- Në dekadën e tretë të tranzicionit 2011-2023, kur supozohet që vendi ka kaluar emergjencën pas r...