Aktualitet

Vodhi 4 makina dhe dy çanta, vihet në pranga "skifteri" në Tiranë, 21-vjeçarit iu gjet edhe drogë

Sipas njoftimit të policisë i riu kishte vjedhur 4 makina dhe dy çanta. Më tej bëhet me dije se i riu me inicialet R. P. gjatë kontrollit nga policia i është gjetur edhe sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis, të ndarë në doza.

29 Qershor 2024, 11:50 Nga N.F
Vodhi 4 makina dhe dy çanta, vihet në pranga "skifteri"
Policia

TIRANË- Një 21-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka kryer disa vjedhje në kryeqytet.

Sipas njoftimit të policisë i riu kishte vjedhur 4 makina dhe dy çanta. Më tej bëhet me dije se i riu me inicialet R. P. gjatë kontrollit nga policia i është gjetur edhe sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis, të ndarë në doza. Droga u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshjet të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë vjedhjeve. 

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Komisariati i Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar "Përsëritësi". Dokumentohen me prova ligjore 6 vjedhje të kryera në zona të ndryshme të Tiranës, nga një 21-vjeçar.

Sekuestrohen veshjet e përdorura nga autori i dyshuar gjatë kryerjes së vjedhjeve, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza. Gjatë operacionit u arrestua shtetasi R. P., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Vjedhja", e kryer më shumë se një herë, dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Shtetasi R. P., dyshohet se ka vjedhur 4 motomjete dhe 2 çanta, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis, të ndarë në doza, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshjet të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë vjedhjeve. Materialet i kaluan Prokurorisë.

tirane arrestim vjedhje droge

Sondazh

Poll