Ekonomi

Tre qytetarët heronj në Durrës, çdo të dielë aksion për pastrimin e plehrave

5 Mars 2019, 17:59 Nga DOSJA
Tre qytetarët heronj në Durrës, çdo të dielë

DURRËS- U bënë disa javë, që tre qytetarë të Durrësit: Marko Vreto, Fatmir Koço dhe Ardian Tati, me iniciativën e tyre, dalin çdo të dielë vetëm një orë pasdite, për të mbledhur mbeturinat e plehrat të hedhura pa kujdes në qytet.

“Kanë hequr nga fjalori i tyre “ankesën për papastërtitë” dhe ankesat pa fund për “punën e dobët të bashkisë”, por i janë përveshur punës, duke kontribuar modestisht, në pastrimin e qytetit”, shprehen qytetarët.

Qytetarët shprehen se si këta tre persona duhet të veprojnë dhe shumë të tjerë. Më tej mësohet se Marko është personi që ka mbjellë e kujdeset për 30 pemë në Durrës e tani pastron edhe plehrat, po ashtu merr dhe vajzën e tij 7-vjeçare, për ta ndihmuar.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale durres nisma per pastrimin e qytetit tre qytetaret heronj durres nisma per pastrimin e qytetit tre qytetaret heronj

Sondazh

Poll