Sport

Nuk është Mbappe, më i shpejti në “Euro 2024”…

Slloveni Benjamin Sesko ka vrapuar me 35.9 kilometra në orë… Rumuni Valentin Mihaila dhe zvicerani Dan Ndoye, plotësojnë podin e tre më të shpejtëve të Euro 2024

28 Qershor 2024, 17:12 Nga DOSJA
Nuk është Mbappe, më i shpejti në “Euro

GJERMANI - Sulmuesi slloven Benjamin Sesko është futbollisti më i shpejtë deri më tani në Euro 2024, pasi kanë përfunduar 36 ndeshjet e fazës së parë, me një sprint me 35.9 kilometra në orë. Pas tij vjen rumuni Valentin Mihaila, me një shpejtësi mesatare prej 35.8 kilometrash në orë, sipas statistikave zyrtare të UEFA-s.

Sesko, figura sulmuese e Sllovenisë, rivali i Anglisë në fazën e 16-të, dhe sulmuesi i Leipzig, si dhe Mihaila, krahu i majtë rumun që luan në Parma, që ka arritur ngjitjen në Serinë A këtë vit, pasohen nga zvicerani Dan Ndoye, me 35.7 kilometra në orë për të kompletuar podiumin deri tani në garë.

Përtej këtyre tre më të shpejtëve, golashënuesi danez Rasmus Hojlund ka vrapuar me 35.5 kilometra në orë; portugezi Rafael Leao dhe Nuno Mendes, të cilët formojnë një krah të majtë marramendës në skemën startuese të Roberto Martínez, e kanë bërë këtë me 35.4 dhe 35.2, respektivisht.

Në rastin e fundit njësoj si Jeremie Fimprong, anësori i djathtë holandez dhe kampion i Bundesligës gjermane me Bayer Leverkusen të Xabi Alonso. David Jurasek, nga Republika Çeke, ka arritur shpejtësinë maksimale prej 35.1 kilometra në orë.

Kylian Mbappé, fenomeni francez dhe futbollisti i Real Madridit, është gjithashtu në mesin e dhjetë më të mirëve, në pjesën e fundit, me 35 kilometra në orë, ashtu si edhe mbrojtësi skocez Paul Tierney, i cili sezonin e kaluar luajti për Real Sociedad, në formë huazimi nga Arsenali.

Të dy plotësojnë dhjetë lojtarët më të shpejtë në Euro 2024. Spanjoli i parë që shfaqet në këtë statistikë është Nico Williams, mes pesëmbëdhjetëve më të mirëve, me 34.7 kilometra në orë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll