Sport

VAR-i nuk është më shqetësim: 12 raste në Euro dhe më pak se një minutë për offside

U dhanë 166 kartona në fazën e grupeve, krahasuar me 98 në edicionin e kaluar. Faji i gabimeve taktike, çelësi autentik i futbollit të ri

28 Qershor 2024, 14:16 Nga DOSJA
VAR-i nuk është më shqetësim: 12 raste në Euro dhe

GJERMANI - Roberto Rosetti ka bërë një bilanc të asaj që ndodhi në fazën e grupeve në lidhje me botën e arbitrave.

Një nga aspektet që italiani ka vënë në pah është rritja e kartonëve të verdhë nga 98 në euron e mëparshme në 166, shkaktuar kryesisht nga të ashtuquajturat faulle taktike, që kanë çuar në një karton. Sa i përket kartonëve të kuq, ka një rritje të lehtë, duke shkuar nga dy në eurot e mëparshme, në tre këtë Euro 2024.

Një nga aspektet në të cilat ka evoluar futbolli në këtë Eurokupë është shpejtësia në vendimmarrjen e aksioneve të dyshimta, veçanërisht ato që i referohen zbulimit të offside.

"Ne jemi shumë të kënaqur me të. Po shkojmë drejt një futbolli më të shpejtë dhe më dinamik."  Koha mesatare e shpenzuar është 53 sekonda në zbulimin e pozicionit jashtë loje, nga një minut e nëntëmbëdhjetë sekonda, shpenzuar në Champions League.

Topi magjik...

VAR ka ndërhyrë në 12 raste. Në shtatë prej tyre goli u anulua, pesë për pozicion jashtë loje, një për prekjen e topit me dorë (topi magjik i Adidas ishte kyç në këtë) dhe një tjetër për një faull të sulmuesit. Një penallti u anulua, një tjetër u ndryshua për një faull jashtë zonës, një gabim identiteti në një paralajmërim, një penallti e përsëritur.

Një nga aspektet që Rosetti ka theksuar është përdorimi i teknologjisë. “Nuk funksionon gjithmonë, por ndonjëherë ndihmon, ashtu siç u anulua goli sepse një lojtar e kishte prekur më parë topin me dorë”, thotë gjyqtari i UEFA-s.

Ai la të kuptohet gjithashtu se lojtarët e kanë kuptuar se nuk duhet të flasin me gjyqtarin, gjë që sjellë edhe reduktimin e protestave ndaj arbitrit. Shpjegimet do t'u jepen vetëm kapitenëve dhe lojtarët duket se këtë e kanë kuptuar…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll