Sport

Carlo Ancelotti duket një kauboj i vërtetë, befason me ‘look’-un e tij të ri në Montana…

Trajneri i Real Madridit ka shpërndarë një imazh të ri të tij në rrjetet sociale

28 Qershor 2024, 13:42 Nga DOSJA

SHBA - Pas një sezoni plot suksese, me arritjen e një UEFA Champions League të re, triumfin në kompeticionin vendas dhe fitoren në Superkupën e Spanjës, Carlo Ancelotti po shijon pushime të merituara. Trajneri italian së bashku me familjen ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  duke u shkëputur nga futbolli dhe detyrat e tij si trajner.

Në llogarinë personale në Instagram, trajneri i Real Madridit ka shpërndarë një imazh në të cilin shfaqet me bashkëshorten e tij Mariann Barrena. Të dy, të veshur me kapele dhe veshje tipike të zonës në të cilën ndodhen, shteti i Montanës, janë mbi dy kuaj të bukur.

Carlo Ancelotti duket një kauboj i vërtetë, befason me

“Kur në Montana...” , ka shkruar trajneri në një imazh që ka më shumë se 150.000 pëlqime, duke përfshirë lojtarë si Toni Kroos dhe Vinícius Junior. Në stilin e vërtetë kauboj, italiani tregon se po kalon shumë mire, para se të nisë sërish parasezonin me bardhezinjtë.

Kjo nuk është hera e parë që Carlo Ancelotti shihet duke demonstruar pasionin e tij për kuajt, siç është parë edhe herë të tjera në imazhe të ngjashme. Për më tepër, vitet e fundit ai ka blerë disa kuaj që kanë konkurruar në garat zyrtare në mbarë botën.

Carlo Ancelotti duket një kauboj i vërtetë, befason me

Real Madridi kthehet në punë, më 15 korrik

Pas pak më shumë se dy javësh, Real Madridi do të kthehet në punë. E hëna, më 15 korrik, do të jetë data e zgjedhur që skuadra madrilene të fillojë parasezonin në Valdebebas, një ditë pas finales së Eurokupës dhe një ditë para fillimit të La Ligës, megjithëse skuadra e Ancelottit do të duhet të luajë para finales së Europianit, për Superkupën.

Nga ana e saj, ndeshjet parasezonale, të gjitha në Shtetet e Bashkuara, do të jenë kundër Milanit  (1 gusht), Barçës (4 gusht) dhe Chelseat (7 gusht).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll