Sport

E PABESUESHME/ Një murtajë mushkonjash sulmon kampingun e Gjermanisë…

Përmbytjet e fundit dhe moti i lagësht kanë kontribuar në përhapjen e insekteve në Herzogenaurach.

28 Qershor 2024, 16:10 Nga DOSJA

E PABESUESHME/ Një murtajë mushkonjash sulmon kampingun e

GJERMANI - Skuadra gjermane përballet me një sfidë të papritur, ndërsa përgatitet për raundin e 16-të të Euro kundër Danimarkës: një murtajë mushkonjash në kampin e saj stërvitor në Herzogenaurach.

Përmbytjet e fundit në Bavari dhe moti i lagësht kanë rritur ndjeshëm numrin e mushkonjave në rajon, duke e komplikuar kështu në mënyrë të konsiderueshme jetën e përditshme edhe organizatorëve të “Euro 2024”.

Trajneri Julian Nagelsmann nuk hezitoi dhe shprehu zhgënjimin e tij për situatën, duke vënë në dukje shqetësimin e shkaktuar nga insektet: “Kemi një murtajë të jashtëzakonshme mushkonjash. Ne duhet të sigurohemi që të ketë pak erë për të zvogëluar numrin e tyre. Nëse jo, do të duhet të shkojmë të mblyllemi në kamping”, komentoi Nagelsmann, duke theksuar shqetësimin që kjo ka krijuar situatë në ekip.

Portieri Manuel Neuer foli gjithashtu për këtë çështje pas barazimit 1-1 kundër Zvicrës në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, duke sugjeruar se "duhet të sigurohet që rrjetat e mushkonjave të jenë gjithmonë të mbyllura" për të shmangur pickimet. 

E PABESUESHME/ Një murtajë mushkonjash sulmon kampingun e

Maximilian Beier, sulmuesi i skuadrës, zgjodhi ta merrte situatën me humor dhe tha: “Tashmë më kanë thumbuar dy-tri herë. Por nëse ky është problemi më i madh që kemi, atëherë gjithçka është në rregull.” Pishina, ku ishte instaluar një ekran gjigant në mënyrë që lojtarët të mund të ndiqnin ndeshjet e Eurokupës jashtë, tashmë është bërë një nga zonat e preferuara për të shmangur mushkonjat në Herzogenaurach.

Kompleksi ku Gjermania është përqendruar gjatë kampionatit është i rrethuar nga natyra dhe shumë pemë, gjë që ka kontribuar në përhapjen e mushkonjave. Ky vend, ndonëse ideal për privatësinë dhe qetësinë e Mannschaft, është dëshmuar të jetë një terren mbarështues për insektet. Me gjithë këtë shqetësim, skuadra vazhdon të fokusohet në përgatitjen e saj për duelin vendimtar ndaj danezëve. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll