Sport

Tenistja ukrainase pozon topless për Vogue para turneut të Wimbledonit...

Marta Kostyuk është një nga protagonistet e një reportazhi për atletët olimpikë në edicionin ukrainas të Vogue

28 Qershor 2024, 09:30 Nga DOSJA

ANGLI - Marta Kostyuk, një teniste 21-vjeçare ukrainase, ka pozuar topless për revistën Vogue pak ditë para fillimit të turneut Wimbledon.

Fituesja e ATX Open në 2023, e cila aktualisht renditet në numrin 16 në renditjen WTA, ka marrë pjesë në një raportazh në edicionin ukrainas të Vogue, në të cilin ata nxjerrin në pah sportistët legjendarë dhe yjet e rinj të sporteve kombëtare, në funksion të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

Tenistja ukrainase pozon topless për Vogue para turneut të

“Kostyuk është një yll i ri i tenisit ukrainas, tek i cili janë vendosur shpresa të mëdha ”, përshkruajnë ata në Vogue.

Tenistja ukrainase pozon topless për Vogue para turneut të

Marta Kostyuk u bë tituj kryesorë në qarkun e tenisit, duke refuzuar sistematikisht të shtrëngonte duart me lojtarët rusë dhe bjellorusë, që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Raporti i Vogue përfshin edhe kanoisten Lyudmyla Luzan, skermisten Olga Harlan, kërcyesen së gjati Oksana Zubkovska dhe xhudisten Darya Bilodid.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll