Aktualitet

Zhdukja misterioze e Bleona Matës, e ëma bën akuzën e fortë: Dyshoj tek ish-bashkëshorti, si ai prind se kërkoi njëherë

5 Dhjetor 2019, 16:52 Nga DOSJA
Zhdukja misterioze e Bleona Matës, e ëma bën akuzën e

Bukurie Mata, nëna e Bleona Matës nga Kukësi, e zhdukur në maj të vitit 2010 thotë se i ka humbur të gjitha shpresat nga strukturat e shtetit shqiptar për gjetjen e vajzës së saj.

“Ka 10 vite që është zhdukur vajza ime dhe nga shteti nuk kemi asnjë informacion, asnjë dritë jeshile për gjetjen e Bleonës, për bijën time të vetme. Unë i kisha kërkuar drejtësisë, që 10 vite radhazi 5 kriminelët rrinë të lirë, 5 dëshmitarët rrinë të lirë, 5 vajzat që e zhdukën Bleonën janë të lira. Unë e kam humbur besimin te shteti, unë pres çdo ditë më të mirën për Bleonën. Unë do ta kërkoj në rrugë private, në të gjitha institucionet e tjera, por i lutem edhe njëherë shtetit të marrë masa për gjetjen e Bleonës, të marrë edhe njëherë në pyetje 5 kriminelët që rrinë të lirë. Unë dua të vërtetën për gjetjen e Bleonës. Dua një siguri, një pikë jeshile, një drejtim në gjetjen e saj, ndaj uniformës blu. E kam humbur besimin te drejtësia shqiptare, sepse 10 vite nuk kam asnjë pikë në gjetjen e Bleonës ndaj uniformës blu”, thotë Bukurie Mata.

Nga ana tjetër, Bukurie Mata thotë se ish-bashkëshorti i saj nuk po e ndihmon në gjetjen e Bleonës që është edhe vajza e tij.

“Jo, nuk kemi asnjë lidhje, jemi ndarë me gjykatë. Ai si prind asnjëherë nuk e kërkon fëmijën, unë nuk e di çfarë prindi është ai. Çfarë babai është, çfarë i pamëshirë është, edhe këtu mund të hedhim dyshime se mund të dijë diçka dhe ai, bashkë me motrën e vet. Po na bën të dyshojmë, se 10 vite nuk bën asnjë thirrje për gjetjen e Bleonës. Vjehrri jonë e bën ndonjë thirrje shumë të rrallë”, thekson ajo.

Marrë nga BalkanWeb

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bleona mata bukurie mata zhdukja e bleona mates bleona mata bukurie mata zhdukja e bleona mates

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Dhjetor 2019, 16:34

TIRANË- Specialistët në Shqipëri mendojnë se pasojat e rënda pas tërmetit të 26 Nëntorit në një pjesë të konsiderueshme të territorit, kanë si shkak përve&...

Aktualitet 5 Dhjetor 2019, 15:59

TIRANË- Ish-ministri i financave Arben Malaj ka reaguar pas pezullumit të tij nga detyra ps postit që mbante si anëtar i Këshillit të Mbikëqyrës në Bankën ...