Aktualitet

Detyroi gruan të vishej me rroba të besimit islam, dëbohet si radikal shqiptari në Itali (Emri)

5 Dhjetor 2019, 16:15 Nga DOSJA
Detyroi gruan të vishej me rroba të besimit islam, dëbohet si

ITALI- Një shqiptar i akuzuar për radikalizëm është ekstraduar ditën e sotme nga policia italiane. Urdhëri për ekstradim është lëshuar nga Prefektuara e Trevizos.

Bëhet fjalë për shqiptarin Florian Saraçi, i cili u transferua menjëherë me avion për në Tiranë.

Sipas medieve italiane, mësohet se Saraçi kishte pësuar një proces radikalizimi edhe në marrëdhëniet në punë, duke shmangur kontaktin me kolegët edhe pse jo i detyrueshëm. Saraçi kishte pësuar radikalizim edhe në marrëdhëniet me bashkëshorten, e cila e kishte denoncuar, deri sa i kërkoi divorcin në gusht të vitit 2018.

Arsyeja e zënkave ishte besimi, ku i akuzuari detyronte të shoqen të shkonte me pahir në xhami dhe të vishte veshje që i përkasin vetëm besimit islam.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet debohet shqiptari ne itali florian saraçi itali debohet shqiptari ne itali florian saraçi itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Dhjetor 2019, 15:59

TIRANË- Ish-ministri i financave Arben Malaj ka reaguar pas pezullumit të tij nga detyra ps postit që mbante si anëtar i Këshillit të Mbikëqyrës në Bankën ...